FRI
Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi… Ajet
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
29 - Ramadan (9) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:21
Sabahu 05:39
L. e diellit 06:08
Dreka 12:35
Ikindia 16:13
Akshami 19:06
Jacia 20:34

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Lajme FRI Kursi veror i mësim - besimit
Ky aktivitet realizohet tradicionalisht, çdo vit, dhe prej vitit të parë të realizimit të saj e deri te realizimi i fundit i këtij viti, gjithnjë ka progrese në sferat e ndryshme dhe pikat e ndryshme të këtij aktiviteti. 15.07.2010 Forumi Rinor Islam Kumanovë
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

 

Gjysma e parë e muajit korrik kaloi me një ndër aktivitetet më të rëndësishme, më të frytshme dhe më të qëlluara, në Degën e Forumit Rinor Islam në Kumanovë. Aktiviteti në fjalë, është barrë e Sektorit për Edukim dhe Aftësim në kuadër të kësaj dege. Ky aktivitet ka të bëjë me kursin veror të mësim - besimit. Ky aktivitet realizohet tradicionalisht, çdo vit, dhe prej vitit të parë të realizimit të saj e deri te realizimi i fundit i këtij viti, gjithnjë ka progrese në sferat e ndryshme dhe pikat e ndryshme të këtij aktiviteti. Vendi i mbajtjes së këtij aktiviteti ishte në Shkollen fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, dhe kjo është hera e dytë që këtë aktivitet e realizojmë në lokalet e kësaj shkolle, udheheqësia e së cilës pa hezitim ka pranuar bashkëpunim dhe ka dhënë leje për mbajtjen e ligjeratave në hapësirat e kësaj shkolle. Kursi filloi prej datës 30 qershor, dhe orët mësimore u zhvilluan për katër ditë. Lëndët që u mësuan, si zakonisht, ishin katër, akide, fik’h, sire dhe ahlak, ndërsa mësimdhënësit ishin hoxhallarë të cilët me sukses e kryen punën e tyre. Imer Mustafa ishte përgjegjës për lëndën e sires, Berat Ramadani për lëndën e akides,  Ajhan Abazi për ahlak, ndërsa në lëndën e fik’hut kishte dy mësimdhënës, ku te grupet e meshkujve ligjëronte Azir Avdiu, ndërsa te femrat Mevlude Avdiu.

 

Interesimi ishte tejet i madh për pjesëmarrje në këtë kurs dhe prezent ishte entuziazmi i nxënësve. Poashtu, në mesin e nxënësve kishte të tillë që kishin qenë pjesëmarrës edhe vitin e kaluar, të cilët ose donin që sivjet të jenë fitues të ndonjë vendi nga tre vendet e para, ose të përfitojnë më shumë dituri, dhe të bëjnë një përsëritje, e cila do të jetë mjaft me vlerë. Por, numri më i madh i nxënësve ishin që vitin e kaluar nuk kishin qenë pjesëmarrës.

 

 

Kanë qenë të formuara gjithsejt katër grupe të nxënësve, prej të cilëve, grupi i parë ka qenë nga meshkuj që mësojne në shkollë fillore prej klasës së pestë deri në klasë të tetë, grupi i dytë prej femrave që mësojnë poashtu në shkollë fillore prej klasës së pestë e deri në klasë të tetë. Grupi i trete është përbërë prej meshkujve që mësojne në shkolla të mesme, dhe grupi i katërt prej femrave që mësojnë në shkolla të mesme, pra dy grupet e para kanë qenë të vegjëlit prej moshës 11 – 15, ndërsa dy grupet e fundit kanë qenë grupi i të rriturve prej moshës 15 – 18. Ligjëratat janë mbajtur në klasë të ndara, ku secili grup ka vijuar mësimet dhe kanë ndëgjuar ligjëratat në klasë të caktuar. Numri i pjesëmarrësve në këtë kurs të mësim – besimit afërsisht ishte diku rreth 100 nxënës, prej të cilëve 75 e kaluan kursin me sukses. Pas përfundimit të ligjëratave, nxënësit patën mundësinë e një pushimi të shkurtë, në të cilin edhe do përgatiten dhe mësojnë për datën e caktuar të testimit. 

 

                

Nga ky testim, rezultatet janë mjaft të mira dhe të kënaqshme. Çertifikata morën gjithsejt 75 nxënës, dhe u shpërblyen tre më të mirët nga secili grup, ndërsa shpërndarja e çertifikatave për nxënësit u bë në mënyre solemne në lokalet e Forumit Rinor islam, Dega në Kumanove. Për fituesit e tre vendeve të para, si shpërblim kishte edhe nga një sasi të hollash. Vendit të parë i takonin 2000 denarë, vendit të dytë 1000 denarë, dhe vendit të tretë 500 denarë. Kishte të shumtë nga nxënësit të cilët në test morën mbi 90 pikë, dhe mendojmë se pritjet nga kursi janë realizuar dhe rezultatet janë mahnitëse, ndërsa fituesit e vendeve të para, ishin në kuoten e 98 ose 99 pikëve, ndërsa vetëm një nxënës doli me rezultat maksimal, pra prej 100 pikësh, edhe atë një nxënës i klasës së shtatë, i cili ishte në grupin e meshkujve.

 

 

Numri maksimum i pikëve në testim ishte 100, ku secila lëndë kishte nga 25 pikë të mundshme. Ndërsa mesataret e përgjithshme për katër lëndët janë siç vijojnë në tabelë:

Lëndët

Lënda e Akides

Lënda e Sires

Lënda e Ahlakut

Lënda e Fik’hut

Mesatarja e përgjithshme

20.19/25

19.56/25

18.81/25

22.1/25

 

Mesatarja më e ulët ishte 15.4 nga 25 të mundshmet në lëndën e ahlakut, te grupi i meshkujve të shkollave fillore, ndërsa rezultat më i lartë dhe mesatare më e lartë u realizua në lëndën e fik’hut te grupi i femrave të shkollave të mesme edhe atë me një mesatare prej 24.13 prej maksimumit të mundshëm prej 25 pikësh.

 

Mësimdhënësit janë poashtu të kënaqur nga rezultati i testimit dhe kursit të sivjetshëm, ndërsa ajo që na gëzon është interesimi i vazhdueshëm i fëmijëve për pjesëmarrje në kursin e mësim – besimit dhe interesimi i prindërve dhe dëshira e tyre që fëmijët e tyre të marrin pjesë në këtë kurs.

 

    

 

Kursi i mësim – besimit, aktivitet tani tradicional i Deges së Forumit Rinor Islam në Kumanovë është njëra ndër aktivitetet më të frytshme, sepse ky aktivitet mundëson edukimin e gjeneratave të reja me njohuritë elementare dhe bazë të Islamit dhe ofrimin e diturive mjaft të dobishme të cilat do u shërbejnë atyre. Në pyetjen se a do merrnin pjesë prap në kursin e mësim – besimit në vitin e ardhshëm, nxënësit me plot entuziazëm, sinqeritet dhe ngrohtësi jepnin përgjigje të ndryshme. Disa nga nxënësit përgjigjeshin se do marrin pjesë të fitojnë një nga tre vendet e para, sepse këtë vit nuk e arritën për pak pikë një gjë të tillë, të tjerë pohonin se me rëndësi është pjesëmarrja, ndërsa një grup tjerë që me përgjigjen e tyre të gëzonin më shumë ishte se për ta, me rëndësi është të marrin dituri pa marrë parasysh a fitojnë ndonjë nga vendet e para. Dhe këto përgjigje të sinqerta, janë tregues të suksesit, janë tregues se ky aktivitet është i rëndësishëm, por se edhe sivjet me ndihmen e Zotit, ky aktivitet u realizua me shumë sukses. Për Forumin Rinor Islam – Dega në Kumanovë, rezultatet janë stimulim për ne që të vazhdojmë edhe më tutje me këtë aktivitet edhe në të ardhmen.

 
Sektori për media dhe informim pranë FRI-së  Kumanovë

 

 

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 336 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
mmmm 16.07.2010
mashaAllah
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE