FRI
...e kush ia drojën All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare Ajet
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
29 - Ramadan (9) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:21
Sabahu 05:39
L. e diellit 06:08
Dreka 12:35
Ikindia 16:13
Akshami 19:06
Jacia 20:34

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Lajme FRI Filloi punimet seminari veror: "Dialogu, rrugë drejt mirëqenies"
Nën organizim të Sektorit për Edukim dhe Aftësim pranë Forumit Rinor Islam, sot, në Hotel Makpetrol, në Strugë, filloi punimet seminari veror tradicional i këtij asociacioni rinor me temë “Dialogu, rrugë drejt mirëqenies”. 20.07.2010 Forumi Rinor Islam
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

Në këtë seminar prezentojnë mbi 40 aktivistë të afërt të FRI-së, të cilët do të kenë rastin të ndjekin ligjerata dhe trajnime nga ligjerues eminentë nga vendi, rajoni dhe Evropa.

Në mungesë të kryetarit të FRI-së, hapjen solemne e bëri kryetari i Deges se FRI-së në Kumanovë, Zenun Ismaili, i cili i falenderoi te gjithë të pranishmit, duke filluar nga ligjëruesit e deri tek të gjithë të tjerët. Ai tha se ky aktivitet është nga më të rëndësishmet që i organizon ky subjekt me anë të të cilave mëton t'i edukojë dhe t'i aftësojë anëtarët dhe aktivistët e vet.

Mëpastaj, fjalë përshëndetëse iu dha Rufat Sherifit, ish-kryetarit të FRI-së,  për ta përshëndetur aktivitetin në fjalë.

Më në fund, fjala iu dha Muhamed Jonuzit, nënkryetarit të degës së Tetovës si dhe përgjegjësit të këtij seminari.

Në seancën e parë, e cila pasoi pas hapjes solemne, u mbajt ligjeratë me temë: “Kultura dhe etika e dialogut”, ku ligjerues ishin: Prof. Tahir Zejnelhasani, nga Shqipëria si dhe Prof. Rufat Sherifi, nga Shkupi.

Pas seancës së parë u zhvillua një debat në lidhje me temën në fjalë.

Tema e ligjeratës në seancën e dytë ishte: “Dialogu ndërkulturor në epokën e globalizmit”, ku ligjerues ishin Mr. Bashkim Aliu si dhe Sali Shasivari.

Me këtë ligjeratë edhe mbaroi dita e parë e këtij seminari.

Në ditën e dytë, në seancat e paradites do të ligjerojë ligjeruesi i mirënjohur nga Suedia, Dr. Hejthem Rahme, përndryshe kryetar i Asamblesë së Imamëve dhe Predikuesve Fetarë në Evropë, i cili në seancën e parë do të ligjerojë në temën: “Dialogu nën thjerrëzën Kur’anore dhe profetike”, ndërsa në seancën e dytë në temën: “Kriteret e një dialogimi të suksesshëm në mes veti dhe me të tjerët”.

Seanca e pasditës së dytë dot’i lehet në disponim Dr. Vesel Memedit, ligjerues në USHT, i cili do të fokusohet në temën: “Argumentimi, rrugë e vetme kah një shoqëri të shëndoshë civile”, pas së cilës do të pasojë trajnimi me temë: “Identifikimi i manipulimeve argumentuese”. Ndërsa në mbrëmje, do të zhvillohet nje debat i improvizuar, nën drejtim të Dr. Memedit.

Në ditën e tretë dhe të fundit, në ligjeratën e gjashtë me temë: “Dialogu ndërkulturor, ndëretnik dhe ndërfetar, nocione të vjetra dhe horizonte të reja”, në të cilën do të ligjerojë Dr. Musa Musai, ligjerues në USHT.

Pas kësaj ligjeratë do të bëhet edhe mbyllja solemne, pas së cilës do të pasojë një ekskurzion ditor në qytetin e Strugës.

Sektori për Media dhe Informim pranë FRI-së

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 272 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE