Në takimin në fjalë, krahas shumë çështjeve që tangojnë shoqërinë tonë në përgjithësi, si dhe rininë në veçanti, me një theks të veçantë u diskutua për OJQ-të dhe rolin e tyre në organizimin e jetës shoqërore në vendin tonë. Madje, nga ana e zv. kryeministrit u potencua fakti se qeveria do të jetë në përkrahje të të gjitha OJQ-ve që angazhohen në sferën e promovimit të dialogut ndëretnik dhe ndërfetar, si dhe në promovimin e standardeve të cilat ndihmojnë implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si dhe integrimin e vendit tonë në strukturat Euro-Atlantike.
Kryetari i FRI-së, z. Sali Shahsivari, pasi që prezantoi disa nga aktivitetet e FRI-së, shfrytëzoi rastin që ta falenderojë zv. kryeministrin për pjesëmarrjen e tij në disa nga aktivitetet e këtij asociacioni rinor, dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi disa nga botimet e FRI-së.
Shërbimi për Media dhe Informim pranë FRI-së