FRI
...e kush ia drojën All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare Ajet
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
2 - Sheual (10) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:25
Sabahu 05:42
L. e diellit 06:11
Dreka 12:34
Ikindia 16:09
Akshami 19:00
Jacia 20:28

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Kolumna Anti autoritetet
Udhëheqësit e botës, si perëndimore ashtu edhe lindore, të gjithë kishin zhdukur autoritetet e vërteta. Kujtoni revolucionet dhe pushtetet perëndimore, lindore, veriore e jugore. Që të bëhen vetë “Autoritete” !!! Revolucioni Francez, Anglez, Rus, Kinez, Shqiptar, Turk, Arab, Latinoamerikan, afrikan, etj., etj., etj. Gadafi, Naseri, Mubaraku, Kastroja, Kimi, Mao, mbretërit, diktatorët, revolucionarët perëndimor, revolucionarët lindor. Të mos I përmendim emrat. Janë më qindra, me mijëra. 23.07.2010 Ubejd Gashi
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

Janë Anti autoritete.

Këta I kanë në dorë gjërat.

Psh. Enveri, Lenini, Stalini, revolucionarët e perëndimit , revolucionarët e lindjes,  pasardhësit e tyre - pushtetarët e sotëm.

A ishin dhe a janë autoritete apo antiautoritete ?!

Ishin antiutoritete. Por, u shitnin për autoritete.

Vrisnin Autoritete!!! Zhduknin, shpërngulnin! Mbyllnin gojën! Asgjësonin!

Ishin pra, antiautoritete dhe ishin anti-autoriteteve të vërteta.

A mendoni se ka ndryshuar diçka rrënjërsore në këtë aspekt?!

Udhëheqësit e botës, të shteteve, të lëvizjeve janë të njejtë.

Pse a mendoni se këta që udhëheqin dhe që po përgatiten të udhëheqin janë autoritete të vërteta a?!!!

Qe sa e sa herë u mashtruam!

 

 

Pse asgjësojnë, anatemojnë, shajnë dhe akuzojnë autoritetet?!

Që të pasohen gjithnjë antiautoritetet.

Që të mos pasohen autoritetet e vërteta.

Që të mbeten njerëzit në huti. Në gjendjen pavetëdije.

Që të mos kuptohet e vërteta.

Që të mos pasohet e vërteta.

Që të mos ndryshohet gjendja.

Udhëheqësit e botës, si perëndimore ashtu edhe lindore, të gjithë kishin zhdukur autoritetet e vërteta.

Kujtoni revolucionet dhe pushtetet perëndimore, lindore, veriore e jugore.

Që të bëhen vetë “Autoritete” !!!

Revolucioni Francez, Anglez, Rus, Kinez, Shqiptar, Turk, Arab, Latinoamerikan, afrikan, etj., etj., etj.

Gadafi, Naseri, Mubaraku, Kastroja, Kimi, Mao, mbretërit, diktatorët, revolucionarët perëndimor, revolucionarët lindor. Të mos I përmendim emrat. Janë më qindra, me mijëra.

Që të zhdukin autoritetet e vërteta.

Që të mos lejojnë të vijnë në shprehje autoritetet e vërteta.

Që populli të mos pasojë autoritetet e vërteta.

Edhe te ne, që nga viti 1878 janë zhdukur dhe anatemuar autoritetet. Pastaj Luftat e shekullit të fundit zhdukën, asgjësuan, shpërngulën  autoritetet e vërteta.

Ata pak që shpëtuan, i lanë në margjina.

Në Shqipëri qe 100 vite zhduken autoritetet. Shpërngulen. Lihen në margjina. Akuzohen.

Nga antiautoritetet.

Ata të cilët kishin mbetur Enveri i asgjësoi.

Edhe në Turqi u asgjësuan.

Edhe në botë

Antiautoritetet udhëheqin, prandaj  të gjithë shqiptarët që nga viti 1878 pësojnë?!!!

Vetëm shikoni diagramin e pësimeve që nga vitet 1878, 1912, 1941- 45 , 1997, 1999 e deri më sot.

Bile, fatkeqësia është se ende jemi të pavetëdije.

Meqë të gjitha këto pësime ne festojmë !!!

Sikur Shqipëria natyrale, që nga viti 1878 e këndej të mbetej në dorë të autoriteteve, nuk do të kishim pësuar aq keq qe 132 vite!!

Apo, sikur bota Islame të ishte në dorë të Autoriteteve të vërteta, nuk kishin pësuar muslimanët aq shumë dhe aq pamëshirshëm. E as ne.

Apo, sikur bota të ishte në dorë të autoriteteve të vërteta, Bota nuk kishte pësuar aq shumë dhe aq pamëshirshëm. E as ne.

A është vështirë të konstatohet se te ne Autoritete të vërteta  ishin ata që për 500 vite ngritën lartë, shumë lartë diagramin e sukseseve të shqiptarëve. Në të gjitha fushat e jetës.

Kujtoni vetëm se deri ku ishte Shqipëria natyrale!

Pastaj, kujtoni se deri ku sundonin shqiptarët!!!

Lërini kopallat e antishqiptarëve, dhe antiautoriteteve.

Gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre. Të inatçinjëve dhe hileçarëve. Maniakëve mentalë.
Lëreni historinë zyrtare antishqiptare dhe antimuslimane. Të Ali Shukrive, të serbëve, të rusëve, të masonëve. Të antishqiptarëve dhe antimuslimanëve.

Është histori e tyre, jo histori e vërtetë. Nuk është histori e jona. Ne e kemi historinë dhe të vërtetën tonë. Ata e kanë të tyren. Ata le t’a mbajnë, por edhe ne e kemi historinë tonë të vërtetë dhe duhet t’a mbajmë.

Janë dy histori, dy mendime, dy burime, dy botëkuptime.

Ata e mbajnë të tyren, ne e mbajmë tonën.

Çka është e “vërtetë” për ta, për ne është gënjeshtër, për mijëra gjëra.

Kush është autoritet te ata, te ne është antiautoritet. Kush është te na, te ata nuk është.

 

 


Vetë rezultatet tregojnë

Kush ishin dhe kush janë antiautoritete e kush autoritete, vetë rezultatet tregojnë.

Prandaj shahen autoritetet, nga antiautoritetet. Me qëllim.

Janë mësime të armiqëve. Dhe të hipokritëve.

Përziejnë, përçajnë, hutojnë, vëjnë në dyshime.

Që të krijojnë gjenerata të dezorientuara.

Prandaj në të gjitha anët sheh të dezorientuar.

Ata e dinë se kush është autoritet e kush anti, por ne nuk po dimë!!!

Është program i antishqiptarëve dhe antimuslimanëve.

Që të shahen autoritetet e vërteta.

E shihni se çfarë mësime arrijnë pa ndërprerë!!!

Të porositura kundër autoriteteve të vërteta!!!

Kundër Autoriteteve të vërteta fetare dhe kombëtare.

Ti mos u bë tifoz i këtyre mësimeve, por analizo, hulumto, studio.

Ka dy shekujë që jemi në  erën e sharjes së vlerave, autoritetit, kulturës dhe të mirës.

Prandaj nuk është çudi se pse vazhdimisht shahet autoritetti, dhe lavdërohet antiautoriteti.

Pastaj shikoni se si lansojnë gjithnjë antiautoritete për kinse autoritete!!!

Ti mos u bë tifoz i mësimeve të shtrembëruara propagandistike.

Si tifozët e Gadafit, tifozët e Naserit, tifozët e Enverit, tifozët e Titos, tifozët e komunizmit, tifozët e iluminizmit, tifozët e rilindjes, tifozët e demokracisë, tifozët e lëvizjeve kombëtare, tifozët e modernitetit, tifozët e revolucioarëve, tifozët e partive, tifozët e liderëve të kurdisur, tifozët e historisë antipopullore, tifozët e mësimeve destruktive, tifozët e jomedhhebizmit, tifozët e mësimeve antiIslame, …..!!!

Jo tifoz të mësimeve të porositura!!!

Por, njohës i mirë i së vërtetës.

Dhe tifoz  së Vërtetës.

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit www.forumirinorislam.com

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 238 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE