FRI
Ruaje All-llahun, All-llahu të ruan ty Hadith
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
2 - Sheual (10) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:25
Sabahu 05:42
L. e diellit 06:11
Dreka 12:34
Ikindia 16:09
Akshami 19:00
Jacia 20:28

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Lajme FRI Me sukses përmbyllet seminari veror 2010 “Dialogu, rrugë drejt mirëqenies”
Në vazhdën e aktiviteteve të veta, Forumi Rinor Islam, si çdo verë, organizoi një seminar ku i mblodhi një pjesë të madhe anëtarësh e aktivistësh të vet. Kësaj radhe, si temë dhe moto të këtij seminari FRI la “Dialogu, rrugë drejt mirëqenies”. 23.07.2010 Forumi Rinor Islam
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

Më 21 korrik 2010 përfundoi seminari treditor “Dialogu, rrugë drejt mirëqenies” i cili u mbajt në hotelin “Makpetrol” në Strugë, nga data 19 e deri më 21 korrik 2010  kur edhe u bë përmbyllja. Bartës të aktivitetit ishte një grup i posaçëm anëtarësh i ngarkuar me përgjegjësi nga Sektori për Edukim dhe Aftësim pranë FRI-së;  përkatësisht në krye të seminarit qëndronte z. Muhamed Jonuzi – Nënkryetar i FRI-së në Tetovë së bashku me disa anëtarë të tjerë bashkëndarës të përgjegjësive.

 

Në mungesë të kryetarit të FRI-së, hapjen solemne e bëri Kryetari i Degës së FRI-së në Kumanovë – z. Zenun Ismaili, i cili i falënderoi të gjithë të pranishmit, duke filluar nga ligjëruesit e deri tek të gjithë të tjerët. Ai tha se ky aktivitet është nga më të rëndësishmet që i organizon ky subjekt me anë të të cilave mëton t'i edukojë dhe t'i aftësojë anëtarët dhe aktivistët e vet. Ai propozoi që të riemetohet dokumentari i shkurtër i FRI-së i përgatitur me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të FRI-së, ku më pastaj fjalë përshëndetëse iu dha Rufat Sherifit, ish-Kryetarit të FRI-së,  për ta përshëndetur aktivitetin në fjalë. Pas këtij, fjala iu dha Muhamed Jonuzit, që t’i thotë disa fjalë në lidhje me seminarin në fjalë.



 

Seminari “Dialogu, rrugë drejt mirëqenies” në vete ngërtheu gjithsej gjashtë ligjërata. E para ishte “Kultura dhe etika e dialogut”, ligjërues të së cilës patëm nderin të kemi z. Tahir Zenelhasanin nga Shqipëria, i cili është Kryetar i shoqatës kulturore “Ardhmëria” në Shqipëri – organizatës simotër të FRI-së dhe z. Rufat Sherifin, i cili aktualisht është Kryetar i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Institucional.

  

 

Një qasje apo dimension pak më tjetër në lidhje me dialogun dhanë mr. Bashkim Aliu dhe z. Sali Shasivari me ligjëratën e përbashkët, po të ndarë në dy pjesë për secilin për pjesën përkatëse, me titull: “Dialogu ndërkulturor në epokën e globalizmit”.


  

 

Ligjëratën e tretë dhe të katërtën patëm rastin shumë të favorshëm që ta dëgjojmë nga dr. Hejthem Rahmeh me banim në Suedi, i cili ligjëratën e tij të parë e kishte titulluar: “Dialogu nën thjerrëzën kuranore dhe profetike”, kurse të dytën (përkatësisht të katërtën): “Kriteret e një dialogimi të suksesshëm në mes vete dhe me të tjerët” të cilat natyrisht u shoqëruan me përkthim në gjuhën shqipe.


          

 

Ligjëratën e pestë “Argumentimi: rrugë e vetme kah një shoqëri e shëndoshë civile”, një trajnim me temë “Identifikimi i manipulimeve argumentuese” dhe një improvizim të një skene debatuese patëm rastin t’i dëgjojmë nga dr. Vesel Memedi nga Gostivari. Në ligjëratën e vet dhe në trajnim pas saj profesori i nderuar i njoftoi pjesëmarrësit mbi rrugën e dialogimit, kriteret e tij me qëllim që të dalë i suksesshëm dhe të jetë efikas etj. Ndërkaq, në seancën e tretë të tij, u bënë dy grupe me nga tre anëtarë, u caktua një temë dhe ata patën për detyrë që të debatojmë. Mandej, doktori dha vlerësimet e veta, duke shënuar pikat e dobëta dhe të forta të debatit.


  

 

Ligjëratën e gjashtë dhe të fundit për këtë seminari pati dr. Musa Musai nga Gostivari, i cili dha një ligjëratë me titull “Dialogu ndërkulturor, ndëretnik dhe ndërfetar; nocione të vjetra dhe horizonte të reja”, pas cilës pasoi parashtrim pyetjesh dhe debat mbi temën, ashtu sikurse kishte pyetje të shumta edhe pas ligjëratave të mëparshme si dhe diskutim në lidhje me përmbajtjen e tyre.


  

 

Seminari ngërthente edhe aktivitetet e domosdoshme përgjatë ditës, si për shembull falja e namazeve me xhemat, bërja e dhikreve të ditës, leximi i Kuranit, ngrënia e ushqimit etj. Krahas këtyre, ligjëratave e bisedave të ndryshme të lira në mes pjesëmarrësve të seminarit, nuk mungonte as aspekti rekreativ. Të pranishmit patën mundësinë të shfrytëzojnë bukurinë e liqenit afër hotelit, pishinës së tij si dhe fushat për vollejboll dhe futboll.

 

Pas ligjëratës së profesorit të nderuar Musa Musai, moderatori z. Zenun Ismaili tha se çdo fillim ka edhe fundin e vet, ashtu sikurse edhe ky seminar. Fjalën përmbyllëse mori Kryetari i FRI-së – z. Sali Shasivari ku paraqiti rëndësinë e një seminari të këtillë, sfidat e mundshme që kanë mund të jenë pjesë e këtij, gjithmonë duke pasur parasysh se ky ishte seminari më i veçantë për nga tematika që FRI ka organizuar.


   


 

Fjala iu dha edhe z. Muhamed Jonuzit, i cili tha se si përgjegjës i këtij seminari ndjehet i lumtur që i njëjti përfundoi me sukses dhe se shpresoi se edhe pjesëmarrësit do të jenë ndarë të kënaqur. Pas tij, fjala iu dha edhe një përfaqësuesi nga çdo Degë që funksionon në kuadër të FRI-së, të cilët, në emrin e tyre personal si dhe të atyre prej të cilit qytet vijnë, thanë përshtypjet që kanë përfituar përgjatë këtij seminari. Më pas iu shpërnda mirënjohje të gjithë të pranishmëve si dëshmi për marrjen pjesë në këtë aktivitet. Nga pjesëmarrësit u kërkua edhe që të plotësojnë një pyetësor anonim i cili do të shërbente për të bërë evaluim.

 

Pjesën tjetër të ditës pjesëmarrësit e seminarit e kaluan në ekskurzion. Po më të njëjtin autobus u bë shkuarja në mënyrë të organizuar deri në Ohër, ku u vizituan ca xhami dhe u bë shëtitje nëpër qytet. Më pas u bë shëtitje edhe në Strugë për të përmbyllur plotësisht këtë seminar dhe për të shpresuar në të tjerë, pa ndërprerje dhe edhe më të mirë.







 

 












 


Sektori për Media dhe Informim pranë FRI-së

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 365 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE