Me këtë rast, FRI-ja konsideron se ky vendim do të shpie drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore në mes vendeve Ballkanike, si dhe në qetësimin e zërave të cilat pavarësinë e Kosovës e shihnin si hap që shpie drejt destabilizimit të Ballkanit.
FRI konstaton se ky vendim është i drejtë dhe i nevojshëm, si dhe në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare.
Ky vendim duhet të jetë një mësim edhe për shtetit serb, që përfundimisht ta pranojë faktin se shpallja e pavarësisë së Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe se kërkesa për kthimin e këtij procesi mbrapa është i kotë, i pabazë, dhe i njejti pengon proceset që avansojnë rajonin tonë drejt zhvillimeve të mëtejshme ekonomike, politike, sociale, ndërfqinjësore, si dhe integruese.
FRI shpreson se pas këtij vendimi do të pasojnë edhe njohje të reja të Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.
Shërbimi për Informim pranë FRI-së