Largimi i trurit ose "Brain Drain", është një nga fenomen, që u shfaq
në Shqipëri, menjëherë pas rënies së regjimit komunist, në vitin
1991.
Shifrat zyrtare nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale
tregojnë, se në kërkim të një jete më të mirë, në harkun kohor të dy
dekadave të fundit, pothuajse 40% e lektorëve dhe kërkuesve u larguan
nga vendi. Nga këta, rreth 66% mbanin titullin doktor. Ndërkohë që
ëndrra e rinisë shqiptare është të studiojë në një universitet te
vendeve të BE ose SHBA. Të njëjtat burime pohojnë se gjatë dy dekadave
nga ata që studiuan në Itali, Greqi, Kanada dhe Gjermani, vetëm 5% e
tyre mund të kthehen në Shqipëri, ndërkohë që rreth 2000 studentë
largohen nga Shqipëria çdo vit për të studiuar në universitete të huaja.
Pasojat negative të largimit të trurit nga Shqipëria janë të qarta:
ngadalësim i procesit të demokratizimit, ulje të shpresës në opinionin
publik për një të ardhme më të mirë të vendit. Por një program i
përbashkët i qeverisë së Tiranës dhe Programit për Zhvillim të Kombeve
të Bashkuara (PNUD) synon të aplikojë projekte që të kthejë në atdhe
trurin e larguar.
Programi “Brain Gain”. Sa efikas është?
Programi parashikon mbështetje finnaciare, lehtësi rekrutimi në
administratën publike dhe hapje vendesh pune në institucionet kërkimore
dhe akademike për të sjellë kapitalin të arsimuar në Perëndim. Por
ky program vuan nga mangësi, që kufizojnë efikasitetin e tij. Blerta
Hoxha, studiuese pranë Lëvizjes Evropiane, një organizatë kjo e
shoqërisë civile, në një studim të sapopuplikuar për tërheqje të
intelektualëve thotë:“Politikat e thithje së trurit të ndërrmara deri tani i adresohen
vetëm sektorit publik dhe kanë përjashtuar sektorin privat. Nuk ka asnjë
rast të bashkëpunimit me sektorin privat.”
Kjo ul efikasitetin e programit pasi sektori privat ka një potencial
të jashtëzakonshëm për të ofruar një mjedis konkurrues, të mbështetur
tek meritokracia. Nga ana tjetër edhe kur të diplomuarve në
Universitetet e BE apo të SHBA u ofrohen punë në administratën publike
ndodh që truri i tyre shpërdorohet në pozicionetë ulta që nuk i
përgjigjen kualifikimit të tyre të lartë.
“Shqipërisë i mungon një mjedis mikpritës dhe konkurrues .
Ofertat e punës ende mbeten të kufizuara dhe jo të kënaqshme për
personat e shkolluar dhe të në Perëndim. Ata ndeshen me mungesën e
proceduarave transparente dhe të mbështetura tek meritat për t' u
promovuar. Ende sot sistemi i karrierës mbështetet në lidhjet politike
dhe është i rrezikuar nga zëvendësimet gjatë rotacionit
politik të pushtetit. Mendoj që sfera publike duhet të zotërohet jo nga
diskutime politikanësh por mendimtarësh”
Sportelet e punësimit për të rinjtë
Për t'i sjellë përmirësimin e situatës krahas programit
“Brain Gain” në Shqipëri po zbatohet edhe një program tjetër për
punësimin e të rinjve.Ky program është përsëri një bashkëpunim mes
Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe
Kombeve të Bashkuara. Këto të fundit e mbështesin atë finaciarisht dhe
me ekspertizë. Programi synon të japë njohuri për tregun e punës dhe të
japë kualifikimin përkatës për të gjetur një vend pune. Sipas të dhënave
zyrtare të Federatës së të Papunëve në Shqipëri ka 12.500 të papanë që
kanë përfunduar studimet e larta brenda dhe jashtë vendit.
Arieta Late, Drejtore për Çështjet e Punësimit në këtë Ministri thotë se ai u drejtohet: ”...të gjithë të rinjve dhe të rejave, që kanë mbaruar arsimin e
lartë brenda dhe jashtë vendit duke u ofruar praktika profesionale në
institicione private dhe publike. Në përfundim të tyre ata kanë mundësi
të punësohen për një periudhë afatgjatë.”
Ky program realizohet përmes sporteleve rajonale të punësimit të të
rinjve të hapura në të gjithë vendin. Kjo sinergji ngjall shpresa që
kapitali njerëzor të mbetet në Shqipëri dhe të aplikojë dijet dhe
kualifikimin e tij. /dw/