Në namaz, njeriu përqëndrohet tek Allahu, i cili nuk është një objekt i dukshëm, por një Dritë, me cilësinë e Të Gjithmëshirshmit dhe të Gjithëpushtetshmit. Në namaz, njeriu jo vetëm që përqëndrohet tek Allahu, por edhe i flet Atij me zë të ulët, duke recituar vetë fjalët e Krijuesit. Njeriu jo vetëm që ulet para Allahut por edhe qëndron në këmbë para Tij, përkulet dhe bie në sexhde para Tij, duke e lartësuar Atë me vargje që nga madhështia dhe bukuria është e pamundur t ‘ i ketë krijuar mendja njerëzore.
Si nga forma fizike, ashtu edhe nga gjendja mendore, namazi është forma më e mërë dhe më efikase e përqëndrimit që mund të arrijë mendja njerëzore.
Faljes së namazit i paraprin Abdesi –larja e të gjitha zonave të ekspozuara të trupit, duarve, këmbëve, fytyrës, gojës, hundës etj, pesë herë në ditë, që është një procedurë e shëndetshme parandaluese.
Falja islame ka pesë pozicione dhe sipas studimeve shkencore , të pestë këto (së bashku me këndimin e Kuranit gjatë namazit rezultojnë në mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike. Efektet pozitive të kryerjes së lëvizjeve dhe këndimeve të tilla janë rezultat i mbajtjes të duhur të pozicionit apo veprimit në vetvete, kohëzgjatjes së pozicionit dhe varen nga kryerja e kujdesshme dhe e saktë e teknikave të këndimit. Lëvizjet në namaz janë të lehta, uniforme dhe përfshijnë të gjithë muskujt dhe artikulacionet. Shpenzimi kalorik ndihmon në mbajtjen e ekuilibrit energjetik. Çdo cikël shpenzon 20 kalori.
Tekbiri dhe qëndrimi në këmbë përmirëson qëndrimin, ekuilibrin dhe vetëdijen. Ky pozicion, gjithashtu normalizon presionin e gjakut dhe frymëmarrjen.
Vendosja e duarve në gjoks gjatë qëndrimit në këmbë është vërtetuar se aktivizon rrugën nervore, që drejton vetëdijen tonë në botë dhe kontrollon shëndetin e sistemit muskular, lëkurës, mëlqisë, zorrës së hollë, pankreasit, fshikës biliare dhe syve.
Studiuesit muslimanë kanë treguar se kur muslimani reciton Kuranin, mendimet, ndjenjat, frika dhe fajet e kaluara çlirohen ose shërohen dhe presioni i gjakut dhe nivelet e stresit reduktohen. Gjatë këndimit të Kuranit përshpëriten të gjitha tingujt e gjuhës arabe, duke krujuar një ekuilibër në të gjitha zonat e prekura të trupit.
Në ruku zgjaten muskujt e fundit të shpinës, kofshëve dhe pulpave dhe lejon qarkullimin e gjakut në pjesën e sipërme të gjoksit. Kjo lëvizje tonifikon stomakun, barkun dhe veshkat. Duke krujuar një kënd të drejtë, ajo bën të mundër zhvillimin e muskujve të barkut. Ky pozicion mundëson një qarkullim më të madh të gjakut në zonat e sipërme të trupit, veçanërisht të kokës, syve, veshëve, hundës, trurit dhe mushkërive – duke bërë të mundër çlirimin e toksinëve të trurit.
Sexhdja thuhet se aktivizon rrugën nervore që ka të bëjë me lidhjen shpirtërore të njeriut me universin rreth tij dhe entuziazmin për një jetë shpirtërore. Kjo rrugë nervore është e lidhur edhe me shëndetin e trurit, sistemit nervor dhe gjendrën epifizare. Funksioni i saj shëndetësor ekuilibron energjitë e mbrendshme dhe të jashtme të njeriut. Në sexhde, njeriu është i përkulur, duke aktivizuar në këtë mënyrë rrugën nervore e cila kontrollon instiktet bazë të mbijetesës së njeriut dhe siguron mbështetjen në tokë. Kjo ndihmon për të zhvilluar mendimet pozitive dhe racionale, si dhe ruan shëndetin e sistemeve limfatike dhe skeletike , prostatës dhe fshikës urinare.
Pozicioni ulur i forcon gishtat e këmbëve, kofshët dhe këmbët. Për këtë pozicion thuhet se është i mirë për ata që janë të prirur ndaj gjumit të tepërt dhe atyre që vuajnë nga pagjumësia. Për më tepër, ky pozicion ndihmon në stimulimin e tretjes së ushqimit, ndihmon detoksifikimin në mëlqi, dhe stimulon peristaltikën në zorrën e trashë.
Nga kthimi i kokës në drejtim të supit të djathtë dhe të majtë, aktivizohet rruga nervore që është e lidhur me fytin, qafën, krahët, duart, bronket dhe dëgjimin – duke dhënë efekte pozitive në krijimtarinë individuale dhe komunikimin.
Kur duart janë të hapura në dua aktivizohet “ zemra”, për të cilën thuhet se është qendra e ndjenjave të dashurisë, harmonisë dhe paqes. Gjithashtu ruhet edhe shëndeti i zemrës, mushkërive, sistemit imun dhe sistemit cirkulator.
Mendohet se një person që aktivizon të shtatë rrugët nervore të paktën një herë në ditë siguron një ekuilibër të mirë emocional fizik dhe shpirtërorë. Meqenëse ky është qëllimi i të gjithëve muslimanëve të sinqertë, ne duhet të përpiqemi të arrijmë përsosshmërinë në lëvizjet , këndimin dhe frymëmarrjen në namaz.
Në namaz, besimtari përqëndrohet në bashkëbisedim me Krijuesin , duke iu drejtuar Atij, me vargje e fjalë të përsosura të zgjedhura po prej Krijuesit dhe për më tepër i japin qetësi shpirtërore.
Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së
portalit www.forumirinorislam.com