“Allahu Ekber (Allahu është më i madhi) … Mund të shoh,” një pilgrime femër sudaneze filloi që të bërtiste në xhaminë e Profetit në Medinë. Kur grumbulli e rrethoi atë ajo u tregoi midis lotëve të gëzimit se asaj papritmas i kishte ardhur shikimi të cilin e kishte humbur më shumë se shtatë vjet më parë.
Fatima El-Mahi, e cila është në fund të 60tave, tregon se është bërë e verbër më shumë se shtatë vjet më parë dhe tregon se një numër i operacioneve që kishte kryer kishin dështuar që ta ndihmonin që t’ia rithkenin shikimin. Ajo nuk tregoi sesi kishte humbur shikimin por, ajo i ishte jashtëzakonisht falënderuese ndaj Allahut që ia mundësoi të shihte përsëri.
“Bëra lutje të sinqerta brenda xhamisë së Profetit duke e lutur Allahun që të më bekonte me shikim. Në një moment mrekullie ndihme nga Allahu, fillova që të shoh përsëri dritën. U ktheva majtas dhe djathtas dhe mund të shihja xhaminë shumë qartazi. U gëzova tej mase kur po shikoja djalin tim i cili po më shoqëronte,” tha ajo.
Fatimja tregon se ajo po shihte fytyrën e saj për pas më shumë se shtatë vjetëve. “Gjithashtu, pashë edhe djalin tim i cili filloi që të qante nga gëzimi. I pashë edhe haxhinjtë e tjerë sudanez në grupin tonë. Isha në gjendje që të lëviz pa ndonjë ndihmë,” njoftoi ajo.
Ajo tregon se edhe pse kishte jetuar në errësirë të plotë, ajo kurrë nuk kishte humbur shpresën se Allahu do t’ia kthente përsëri shikimin. Ajo thotë se asnjëherë nuk ishte ndalur së luturi Allahut që t’ia kthente përsëri shikimin.
 
Burimi në anglisht: http://www.saudigazette.com.sa/index.cfm/myfiles/Images/2011/05/25/index.cfm?method=home.regcon&contentid=20131014183629
Burimi dhe Përkthimi në shqip: www.islamifejaevertete.com