Futbollisti arfikano-jugor i ardhur tek një nga ekipet e Superligës Turke, Torku Konyaspor në mesin e këtij sezoni mendon të bëhet Muasliman. May Mahlangu i cili e filloi futbollin në Akademinë “Stars of Africa” në vitet 2006 – 2008 ka luajtur në një nga skuadrat e vendit të tij e quajtur Alexandra United dhe më pas u transferua në skuadrën suedeze, IF Helsingborg. Mahlangu në sezonin 2008 – 2009 ka luajtur me skuadrën Hassleholm me qera.
Më pas Mahlangu ka luajtur në ekipin e Superligës Suedeze, IFK Göteborg, ku në 24 ndeshje të luajtura shënoi 5 gola. I transferuar në mesin e këtij sezoni në Torku Konyaspor, Mahlangu po përpiqet ti përshtatet dhe adoptohet jetës në këtë vend.
– “Nuk kam marrë si shembull Sow ve Ba”
Pas shënimit të golit në ndeshjen Fenerbahçe – Konyaspor, gol i cili e kaloi në avantazh skuadrën e tij, Mahlangu u ul në sexhde në shenjë përulje ndaj Zotit. Ai theksoi se gjatë gjithë jetës së tij futbollistike pas çdo goli ai ka falënderuar Zotin.
“Përsa i përket sexhdes nuk jam munduar të marr si shembull lojtarin e Fenerbahçes, Moussa Sow apo lojtarin e Beshiktashit, Demba Ba. Babai im ishte musliman, ndërsa mamaja ime e krishterë. Me babain shkoja në xhami, ndërsa me mamanë në kishë. Jam rritur duke pasur rreth meje shokë dhe miq nga të dyja fetë. Për këtë arsye jam gjysmë musliman dhe gjysmë i krishterë. Pas ardhjes time në Turqi fillova të kem kontakt më shumë me muslimanët. Në Turqi u rrit interesi im ndaj fesë Islame. Jam afruar shumë me shoqërinë time muslimane këtu. Mendoj të bëhem musliman” tha futbollisti Afrikano-jugor Mahlangu.
– “Liga turke është shumë cilësore”
Mahlangu shpjegoi për AA disa momente të përjetuara në Turqi. Ai pohon se Superliga turke është një ligë shumë me cilësi përsa i përket teknikës dhe fizikës. Superliga turke është e një standardi të lartë tha ai.
Mahlangu tha se Superliga turke është një ligë më e fortë dhe cilësore se shumë liga në Europë dhe se prania e futbollistëve të famshëm në këtë ligë si, Emenike, Sneijder, Sow dhe Demba Ba e vërteton këtë gjë.
I pyetur për skuadrën e tij Mahlangu tha se do të vazhdojnë me rezultatet pozitive të arritura javët e fundit dhe se do t’ja dalin të qëndrojnë në Superligë.
Ndërsa për skuadrën favorite të Superligës Mahlangu tha se Fenerbahçe, Behsiktashi dhe Galatasaray janë skuadra të mëdha dhe se shanset e tyre për kreun e Superligës janë të barabarta./aa/al/