PYETJA: Kemi dëgjuar disa herë nga hoxhallarët se në ditën e xhuma, kur imami është në hutbe, nuk duhet humbur mendjen, as të folet dhe as të bëhen lëvizje.Por, nëse njeriu është i sëmurë nga gripi, dhe ka nevojë kohë pas kohe të përdor mindil, a bën mëkat, sepse kjo ta tërhek vëmendjen prej bisedës së imamit?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Po, është e vërtetë se ditën e xhuma, derisa imami është në minber, pram ban hutbe-ligjeratë, kërkohet discipline dhe qetësi e plotë.Kështu na ka mësuar Pejgamberi s.a.v.s. duke thënë:”Kush i thotë shokut të vet:Shuaj, derisa imami mban ligjëratë, ka bërë gabim”.
Në këtë hadith, gabimi është për atë që i thotë tjetrit shuaj, nëse ai flet, e mos të flasim më për atë që flet.
Kjo, ngase dita e xhuma e ka vlerën e madhe dhe duhet njeriu të jetë i vëmendshëm kur është në xhami dhe kur ligjëron imami, e jo të preokupohet me gjëra tjera dhe ta humb mendjen.
Mirëpo, nëse njeriu është i sëmurë, dhe është i detyruar të bëjë një veprim, si që ishte rasti juaj, atëherë kjo nuk është mëkat dhe nuk bën pjesë në gjërat që janë mëkat.
Allahu e di më së miri.