Me qindra të vdekur dhe mijëra të pastrehë kanë shkatërruar çdo shansë për të shijuar Bajramin.
Në mes të bombave, gjakut dhe vdekjeve, banorët e Gazës në dhjetë ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit janë lutur brenda një kishe të krishterë, në pritje të Bajramit për dëshmorë.
“Ata na lejuan të lutemi. Kjo ka ndryshuar pikëpamjen time ndaj të krishterëve – Unë vërtet nuk kam njohur ndonjë prej tyre më parë, por ata u bënë vëllezërit tanë, tha një banor i Gazës, Mahmud Khalaf, 27 vjeçar, i cili e pranoi se ai kurrë nuk  kishte pritur që t’i kryente lutjet, namazet e tij në një kishë, kështu tha për Agjencinë France Presse (AFP), të shtunën, më 26 korrik 2014.
“Ne (muslimanët) u lutëm të gjithë së bashku, (me të krishterët) mbrëmë, ” tha ai. “Këtu, dashuria midis myslimanëve dhe të krishterëve është rritur.”
Ashtu si qindra e muslimanëve të Gazës,  Mahmud Khalaf gjeti një strehë të sigurt në oborrin  e Kishës Shën Porphyrius, në qytetin e Gazës.
“Duke ecur në oborrin e Kishës Shën Porphyrius në qytetin e Gazës, vizitorët përshëndeten me një ” marhaba”, kurse nga ndihmëtarët e krishterë, me një përshëndetje të plotë Islamike me “es-selamun alejkum (Paqa  qoftë mbi ju “nga shumica e banorëve aktualë – banorë të zhvendosur të Gazës që janë strehuar për gati dy javë.
Mahmud Khalaf, i cili u largua nga shtëpia e tij në Shaaf, pasi zona u bë një shënjestër për avionëve luftarakë izraelitë, ka gjetur një vend të shenjtë së bashku rreth 500 muslimanë të tjerë të zhvendosur.
“Të krishterët na morën brenda. Ne i falënderojmë ata për këtë, për të qëndruar në anën tonë, për të na ndihmuar, ” tha ai.
“Të krishterët, sigurisht, nuk agjërojnë Ramazanin, por ata janë duke u shmangur qëllimisht nga ushqimi para nesh gjatë ditës. Ata nuk pinë as duhan apo pije para nesh, “thotë Mahmud.
Megjithatë, vdekjet e përditshme nga bombardimet izraelite e kanë bërë të vështirë që të përqendrohen në devotshmërisë fetare gjatë konfliktit të përgjakshme dhe pa dallim që kanë vrarë më shumë se 900 palestinezë, shumica e tyre civilë.
“Unë jam mysliman, por unë kam pirë duhan gjatë Ramazanit. Unë nuk kam agjëruar – Unë jam shumë i frikësuar dhe i tensionuar nga lufta. ”
 
Bajrami i Dëshmorëve
Pritet që dita e dielë të jetë dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit, bombardimet e vazhdueshme, qindra të vdekur dhe mijëra të pastrehë  kanë shkatërruar çdo shansë për të shijuar Bajramin.
“Të krishterët dhe myslimanët mund të festojmë Bajramin së  bashku këtu, “tha Sabrina al-Ziyara, një grua muslimane e cila ka punuar në kishë për 10 vjet si pastruese.
Por, këtë vit nuk është festa e Fitër Bajramit – por kjo është Festa apo Bajrami i Dëshmorëve,” tha ajo, duke iu referuar me respekt ndaj të vdekurve.
Të krishterët e Gazës janë rreth 1.500 banorë, nga një popullsi kryesisht myslimane sunni  prej 1.7 milion banorëve.
Komuniteti i krishterë është pakësuar për shkak të konfliktit dhe të  papunësisë.
Por përvoja e përbashkët e rënies nën pushtim ka nxitur ndjenjën e vëllazërisë në mesin e besimeve të Gazës.
“Jezusi tha: duaje të afërmin tënd, jo vetëm familjen tënde, por edhe  kolegët, shokët e klasës, qofshin ata musliman, hindus, hebre,” tha në vullnetar i krishterë,  me emrin Tavfik Khader.
“Ne kemi hapur dyert tona për të gjithë njerëzit.”
Izraeli ka filluar pamëshirshëm me sulme ajrore kundër Gazës që prej datës 8 Korrik 2014, ku me qindra janë vrarë dhe të plagosur.
Forcat okupuese të Izraelit  filluan një pushtim tokësor në Gazën e rrethuar, më 17 Korrik 2014, ku jetojnë afër dy milionë banorë.
Numri palestinezëve të vdekur nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës u rrit në mbi 985 të vrarë, me mijëra të tjerë të plagosur.
Sipas agjencisë së OKB-së për ndihmë për palestinezët (UNRWA), shkalla e madhe e shkatërrimit në masë në Gaza ka lënë rreth 1.255 shtëpi të dëmtuara rëndë, duke detyruar dhjetëra mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre që janë shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite.
`Bajrami i Madh është një nga dy festat kryesore fetare islame së bashku me Bajramin e Vogël  apo Kurban Bajrami.
   
Burimi: OnIslam & News Agencies
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë