Në ditën e festës së Bajramit të Kurbanit ju uroj gjithë myslimanëve, sjelltë Zoti mbarësi në familjet tuaja.

Festa e Bajramit të Kurbanit është një mundësi për ringritjen e vlerave të mirënjohjes, bujarisë dhe mirëkuptimit. Mbi vlerat tona morale, të përshkruara nga islami, bazohen qëndrimet dhe përpjekjet për tolerancë dhe përkushtim në ndërtimin e shoqërisë.

Me këto vlera ne duhet të arrijmë në ndryshime për përmirësimin e të rinjve dhe për të rinjtë. Uniteti është një pikë e fuqishme në arritjen e qëllimeve tona.

Humaniteti, qëndrimet ndaj nevojtarëve, përpjekjet e vazhdueshme për t’u bashkuar në shërbim të të tjerëve, mbeten nga virtytet më të çmuara të kësaj feste. Duke shpresuar që dita e festës të jetë shtytje për zhvillimin e mëtutjeshëm të vlerave të tilla, shpresoj të jemi në shërbim të rinisë e shoqërisë me qëllime të përbashkëta për paqe, drejtësi dhe angazhim në promovimin e vlerave të mirëfillta islame.

Në emër të anëtarëtve të FRI-së ju përcjell urime të sinqerta gjatë kësaj feste. Zoti past pranuar lutjet dhe veprat tuaja si dhe të pelegrinëve në haxh.

Fisnik Shabani,

Kryetar i Forumit Rinor Islam