Forumi Rinor Islam uron gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit. Kjo festë e sakrificës, e cila përmbyll periudhën e ditëve të veçuara për të shumëfishuar veprat e mira, është festë e unitetit, përpjekjeve për të ndihmuar nevojtarët, festë për të shpërndarë paqe e buzëqeshje.

Simbolika e kësaj feste është solidariteti me të tjerët, parimet e sakrificës dhe humanitetit si dhe bashkimi familjar. Le të shërbejë festa për të na motivuar për të bërë thirrje për të qenë më tolerantë e më humanë, me qëndrime fisnike e dashuri të thellë për të tjerët.

Në këtë ditë gëzimi, urojmë për harmoni në familjet tuaja dhe në vend.