Qëllon që me një pjesë të tyre te jemi në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa nuk e dimë që na dëmtojnë lëkurën. Dhe ju i bëni çdo ditë!
Ndaj me poshtë është një listë, të cilën jua këshillojmë që ta shikoni.
Prekja e fytyrës me duar
Duart tuaja prekin sipërfaqe të shumta të papastra gjatë ditës dhe duke prekur fytyrën, ju i transferoni direkt bakteret në lëkurë.
Përdorimi i furçave të papastra
Papastërtitë që gjenden në furçat e makeup-it shkojnë direkt në fytyrën tuaj dhe mund të shkaktojnë inflamacione dhe infeksione.
Dushet e nxehta
Uji i nxehtë largon yndyrën natyrale të lëkurës duke e lënë atë më të thatë se ç’duhet. Ekspertët sugjerojnë që menjëherë pas dushit të apilikoni krem hidratant.
Moslarja e shpeshtë e këllëfit të jastëkut
Fytyra juaj qëndron për orë të tëra në atë sipërfaqe dhe papastërtitë dhe yndyra do të shkaktojnë akne nëse nuk e lani shpesh.
Eksfolimi i tepërt
Përdorimi i tepërt i scrub-eve ose peeling dëmton shtresën sipërfaqësore të lëkurës duke e lënë atë të pambrojtur nga bakteret dhe infeksionet.
Anashkalimi i dushit pas stërvitjes
Djersa, yndyra dhe bakteret që ndodhen në lëkurë, nëse nuk lahen sa më shpejt, vendosen në pore për të krijuar akne.