Fëmijët nuk janë lexues mendjesh, por janë të aftë të lexojnë gjuhën e trupit tonë!
Kur dёgjojmë mbi tragjeditë në botë, të tilla si cunami i tmerrshëm, mbi njerëzit e fëmijët e lënduar në vendet e varfra, apo mbi miliona fëmijë të cilët vdesin urie apo të infektuar nga Sida, secili prej nesh duhet të jetë më shumë falenderues ndaj Krijuesit tonë, i Cili na ka begatuar me gjithë këto mirësi dhe kurrë nuk duhet t’i harrojmë në duatë tona njerëzit në nevojë. Përkujtimi me dua i njerëzve që vuajnë duhet të jetë një ritual i përditshëm në shtëpitë dhe familjet tona, me qëllim që fëmijët tanë të rritur në perëndimin luksoz me gjithë të mirat që i rrethojnë, të ndjejnë e të bëhen të ndërgjegjshëm për vuajtjet që po kalon bota sot dhe në mënyrë që të vlerësojnë mirësitë me të cilat i ka begatuar Zoti. Në të njëjtën kohë ne duhet të jemi përkujtues të ashpër në rradhë të parë të vetes sonë e cila shpeshherë shumë gjëra të rëndësishme i merr si të mirëqena.
Fëmijët kanë nevojë që në jetën e tyre prindërit të jenë prezentë jo vetëm si mbështetës ekonomikë duke paguar detyrimet financiare të tyre, por në rradhë të parë si mbështetës psikologjikë, të aftë që t’u hyjnë fëmijës në botën e tyre të brishtë për shkak të realitetit të paqëndrueshëm që i rrethon. Fjala dhe vepra prindërore le të jetë në shërbim të demonstrimit të dashurisë mbi fëmijën, dhe kjo sa herë që të jetë e mundur. Një veprim i vetëm mund të thotë shumë. Të gjithë kemi kujtime të qarta me prindërit tanë, veçanërisht në moshë madhore. Ne mbajmë mend çfarë bënin ata, çfarë thonin, si vepronin, madje si i thonin gjërat. Por ne gjithashtu mbajmë mend gjallërisht çfarë ata nuk bënin ose nuk thonin. Ndonjëherë një veprim i vetëm mund të thotë shumë për një fëmijë, sidomos kur ky është në moshën e adoleshencës. Adoleshëntët janë shumë të kujdesshëm e vigjilentë mbi përshtypjet dhe mendimet e prindërve. Kur ata shfaqin shenja arrogance kjo tregon se ata janë tepër të shqetësuar. Disa fëmijë nëse nuk marrin vemendien e duhur pozitive sillen në mënyra të padëshirueshme, me qëllim që të tërheqin vëmendien sipas çdo mënyre të mundshme, qoftë kjo edhe negative. Rëndësi ka që ata tërheqin vëmendie duke u kënaqur dhe mjaftuar me kaq.
Shfrytëzimi i kohës është shumë i rëndësishëm, por fatkeqsisht njerëzit e dramatizojnë aq shumë jetën dhe i kushtojnë aq shumë rëndësi duke harruar që këtu në këtë botë jemi të përkohshëm. Në çfarëdolloj kohe Zoti i Gjithëfuqishëm mund të na sprovojë me sprova të ndryshme si aksidente, vjedhje, atentate kaotike, përballja me një krim, urrejtia apo antipatia ndaj nesh e të tjerëve, sëmundjet të ndryshme etj, situata të cilat janë reale të vërteta por që dalin jashtë aftësive tona për t’i kontrolluar. Jeta që ne bëjmë është kaq e pasigurtë dhe fëmijët tanë duhet ta kuptojnë këtë, se në fund fare nuk jemi të padukshëm. Kështu është e nevojshme që të kalojmë sa më shumë kohë pranë familjeve tona dhe t’i tregojmë atyre vazhdimisht dashuri, por këtë gjë të mos e lëmë për nesër, por ta bëjmë sot, tani në këtë moment, pasi më vonë asnjëherë nuk i dihet. Njerëzit e kanë zakon t’i shtyjnë gjërat për më vonë qofshin këto angazhime publike ose private, angazhime të cilat për hir të së vërtetës nuk mbarojnë kurrë dhe për pasojë ne asnjëherë nuk gjejmë kohën e mjaftueshme për familjen. Dashuria nuk mund të shtyhet për më vonë dhe të tillë rrezik nuk mund e nuk duhet t’a marrim parasysh.
Filloje me një përqafim!
Shumë prej prej jush mund të mos jenë rritur në një shtëpi ku shfaqej dashuria dhe për pasojë mendimi i gjithsecilit apo veprimi i tij mund të jetë paksa i bezdisshëm dhe i çuditshëm. Megjithatë edhe pse mund të jeni ky rast dijeni se fëmija juaj e ka vërtetë nevojën gati në këtë drejtim. Përqafimi është një gjest më i thjeshtë nga ç’e mendoni, dhe menjëherë pasi ta keni vepruar disa herë në ditë, ditë për ditë ai do t’ju kthehet në një zakon tepër natyral përmes të cilit do të ndjeni rehati si ju e po ashtu edhe fëmija juaj.
Rehatohuni me një përqafim!
Nëse ende nuk e keni bërë akoma niseni qysh sot, përqafojini fëmijët tuaj çdo ditë dhe tregojuni atyre se i doni dhe kujdeseni për ta. Përqafimi është rehati shpirtërore si për fëmijët ashtu edhe për bashkëshorten(in), apo shokun ose shoqen e ngushtë që pret të rrethohet nga krahët e përzemërt. Dikujt e tillë sjellje mund t’i duket e papërshtatshme ose e frikshme. Argument për ta larguar këtë frikë dhe pasiguri kemi shembullin e Profetit (a.s), i cili përkujdesej dhe ishte i përzemërt me fëmijët. Profeti (a.s) është shembulli më i mirë dhe modeli perfekt të cilin mund ta marrim si pikë referimi për të modeluar sjelljet tona. Në një hadith të Ebu Selemes transmetohet se Ebu Hurejra ka thënë: Profeti (a.s) e puthi Hasanin’Ali, ndërsa Akra ibn Habis ishte ulur pranë Akras kur tha: – “Unë kam dhjetë fëmijë dhe nuk e kam puthur kurrë ndonjërin prej tyre”. Profeti (a.s) e pa dhe i tha: – “Ata që nuk tregojnë mëshirë nuk do t’iu tregohet mëshirë” (Buhariu dhe Muslimi). Pasi të mendosh thellë pyete veten se çfarë ke për të humbur!
Pёrktheu: Irena Sedja
Burimi: islam.net