Shpeshherë kemi parë gola të bukur, nga distanca, ndonjë veprim akrobatik ose diçka të tillë. Por, mënyra si realizoi Gylfi Sigurdsson në portën e Turqisë është vërtetë e rrallë.
Gylfi Sigurdsson nuk është i panjohur për shënimin e golave të bukur, por shënimi i tij në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016 me siguri se e ka befasuar edhe atë.
Sigurdsson dribloi para mbrojtjes së Turqisë dhe goditi nga distanca para se topi të dëbohej nga shtylla, por pas një kahje të çuditshme përfundoi brenda vijës.
Islanda fitoi 3:0 ndaj Turqisë dhe goli i Sigurdssonit ishte ‘qershia mbi tortë’ e paraqitjes fantastike të vendasve që synojnë kualifikimin e parë në histori, në një garë të rëndësishme ndërkombëtare.