Konferenca e Parë Ndërkombëtar për Turizmin Hallall u hap të  hënën, më 22 shtator 2014 , në Granada, Spanjë, duke i sjellur lojtarët kyç të industrisë globale për të ndarë të arriturat në industrinë fitimprurëse myslimane.
“Kjo është një ngjarje e re, novatore, për turizmin hallall i cili ka  reaguar direkt me trendet aktuale të tregut dhe duke adresuar nevojat e industrisë. Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë globale është duke u vënë në skenë duke kërkuar turizmin hallall në detaje, ” tha në një njoftim organizatori, Tasnim Mahmood, nga CMM, në një njoftim për shtyp, sipas OnIslam.net.
“Çdo vend dhe biznes duhet të shikon në turizmin hallall për shkak se ky lloj turizmi është në rritje në mënyrë të shpejtë dhe konsumatori muslimanë ka rritje të shpenzimeve gjatë festave. Kjo ofron një mundësi të madhe për çdo pjesë të sektorit të udhëtimit, “shtoi ajo.
Konferenca e mbajtur më 22-23 shtator në Granada të Spanjës, Konferenca për Turizmin Hallall ka për qëllim të sigurojë investitorë hallall me inteligjencën e tregut, me  parashikime rreth industrisë dhe tendencat për të kuptuar se sa fitimpruese është tregu i industrisë  muslimane.
Me pesë tema kyçe, Konferenca do të fokusohet në të kuptuarit e turizmit hallall, duke ofruar statistika, ekonomi dhe potenciale të  turizmit hallall, turistët myslimanë dhe nevojat e konsumatorit.
Konferenca, gjithashtu, do të trajtojë mekanizmin e tërheqjes së turizmit hallall, zhvillimin e strategjive dhe të ardhmen e turizmit hallall në tregun e zakonshëm.
Së bashku me diskutimet dhe seminaret, konferenca do të shfaqë seminare nga ekspertë të industrisë, seminare, sesione dhe një ekspozitë në lidhje me industrinë hallall që po lulëzon.
Folësit e ftuar në konferencë, duke përfshirë ministrat e turizmit, janë edhe institucionet hallall, ekspertë të marketingut dhe akademikë. Partnerët për rast ishin Turkish Airlines, Këshilli i Turizmit të Granadës, El Legado e Andaluzisë, Hëna e Re dhe Instituti Hallall.
 
    Tregu në lulëzim
Industria hallall në lulëzim pritet të rritet nga rreth $ 1.000.000.000.000 në vitin 2012 në një industri 1.600.000.000.000 $ në vitin 2018, sipas DinarStandard, një firmë kërkimore e specializuar në tregjet muslimane.
“Hulumtimi ynë ka treguar se ka kaq shumë vende dhe operatorë të  udhëtimit të cilët mund të përfitojnë nga turizmi hallall, por aktualisht mungojnë. Kjo konferencë do të tregojë mundësitë që janë të pranishme dhe të ju tregojnë saktësisht se si mund të përfitohen ata, “tha Mahmudi.
“Do të jetë një forum për njohuri dhe një platformë ideale për shkëmbimin e përvojave në mes të ekspertëve të industrisë dhe vendeve  të cilët janë të angazhuara në mënyrë aktive në fushën e turizmit hallall.
Koncepti hallall, – që do të thotë e lejuar në arabisht – ka qenë tradicionalisht i aplikuar për ushqimin.
Muslimanët duhet të hanë mishin e bagëtive të therura nga një thikë të mprehtë, të therrura në qafë dhe në emër të Allahut,  apo me Bismilah.
Tani edhe mallërat dhe shërbime të tjera, gjithashtu, mund të jenë të certifikuara si hallall, duke përfshirë kozmetikën, veshjet, prodhimet farmaceutike dhe shërbimet financiare.
 
Burimi: OnIslam.net
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë