Dhjetë gra jomuslimane, të mbuluara me shami, me lule në dorë,  kanë prekur Komunitetin Islamik të Canberras me mesazhin e tyre të thjeshtë të dashurisë dhe solidaritetit.
Pas një jave të retorikës së rritur anti-islame në Canberra, ku politikanët e shumtë kanë diskutuar për ndalimin e burkës, dhjetë gra të “armatosura” vetëm me lule morën pjesë në një Festival Islamik për të treguar mbështetje për Kanberaset muslimane.
Në tri lokacione për rreth Canberras, të shtunën, Komuniteti Islamik festoi Kurban Bajramin ose Festën e Sakrificës, e cila përfshin lutje të veçanta, siç është Namazi i Kurban Bajramit, ndihmë të varfërve, vizitat të afërmve, miqëve.
Pas Namazit të Kurban Bajramit në mëngjes, që u falë në stadiumin AIS në Bruce, besimtarët  musliman u takuan nga gratë, të cilët ofruan lule për gratë dhe fëmijët që ishin të pranishëm.
Njëzet e gjashtë vjeçarja nga Kanbera, Annabelle Lee, e cili ndihmoi në organizimin e kësaj përkrahje, tha se edhe pse reagimet nga besimtarët musliman në fillim dukeshin shqetësuese, ato shpejt u kthyen në të gëzueshme.
“Ne u kemi thënë atyre na vjen keq për ju që jeni keqtrauar aq keq  në media dhe kemi dashur të themi se ne qëndrojmë në solidaritet me ju dhe ne duam të shpërndajmë dashurinë në vend të urrejtjes,” tha ajo.
“Kur dëgjuan se, shumë prej tyre kanë kërkuar për të na përqafuar, shumë buzëqeshën dhe u përlotën.”
Ajo tha se ato i dhanë nga një lule për çdo grua dhe fëmijëve të pranishëm, ndërsa disa burra pyetën nëse mund të marrin nga një lule për gratë e tyre në shtëpi.
Nënkryetari i Shoqërisë Islamike në Belconnen, Hassan Warsi tha se burrat dhe gratë nga Komuniteti Islamik i Canberras u prekën nga gjesti e grave.
“Kjo ishte padyshim një ndjenjë shumë e mirë dhe njerëzit ishin të prekur nga kjo.”
“Kjo ishte një qasje shumë e veçantë për muslimanët në çdo mënyrë, për të treguar harmoni dhe për të treguar respektin ndaj tyre….
Z. Hassan Warsi tha se ai nuk e kishte vënë re ndonjë ndryshim në qëndrimet e komunitetit të tij apo familjes së tij në Kanberra që nga njoftimi i fundit se avionët e Australisë do të dërgohen për të ndihmuar luftën kundër Shtetit Islam.
Ai tha Canberra ishte një komunitet shumë i pranueshëm.
“Unë mund të them se unë kam jetuar këtu për një kohë të gjatë dhe Canberra është një qytet më mikpritës se shumë të tjerë.”
 
Burimi: Canberra Times
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë