Hafizi më i ri i vitit, trembëdhjetë vjeçari nga Tetova

Çmimi Hafizi më i ri i vitit, të cilin Forumi Rinor Islam e ndan tanimë gjashtë vite me rradhë është pjesë e manifestimit të Hixhrit.

Ky çmim i bukur dhe me vlerë këtë vit i takoi hafiz Abdullah Asllanit nga Tetova. Përndryshe, hafiz Abdullah Asllani ka lindur më 29 korrik të vitit 2003, aktualisht është nxënës i klasës së VIII-të, pranë sh.f. “Istikball” në Tetovë. Rrugëtimin e tij me Kuranin e ka nisur në moshën katër vjeçare, kur i mësoj shkronjat e tij, ndërsa memorizimin e filloi më 10 tetor 2013 dhe këtë mision të shenjtë e kurorëzoi me sukses sivjet, më konkretisht më 10 Mars 2016. Memorizimin e Kuranit e bëri para dy figurave të shquara të kësaj fushe: para babait të tij, hafiz Zulqufli Asllanit dhe gjyshit të tij, Mulla Mahmud Asllanit.

Hafizi i ri është pjesë e gjirit të familjes Asllani, poashtu është hafizi i njëmbëdhjetë me rradhë i kësaj familje e cila njihet në Maqedoni për kontributin e dhënë në mësimin e leximit dhe memorizimit të Kuranit famëlartë.

Të ngjajshme