Hallall sallama, me mish derri

Agjencia suedeze e ushqimit, ka zbuluar se si pjesë e përbërjes së “hallall” sallamës me mish lope, të prodhuar në Slloveni, është gjetur edhe mishi i derrit.

Mediat sllovene njoftojnë sot se, fjala është për një produkt të prodhuesit Kosaki TMI, nga Maribori.

Ndryshe, certifikata myslimane “Hallall” do të duhej të garantonte se bëhet fjalë për një produkt që është prodhuar nga kafsha e përpunuar sipas rregullave të fesë islame, dhe se ai, si i tillë, nuk përmban mish derri.

-Është plotësisht e papranueshme që një produkt me etiketën ‘hallall’ të përmbajë mish derri, deklaroi zëdhënësja e agjencisë suedeze të ushqimit, Louise Nyholm, derisa njoftoi se kompania që ka prodhuar një produkt të tillë do të duhet të përgjigjet ligjërisht.

Të ngjajshme