Për dallim nga komunat tjera të cilat kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro për dekorimin e qytetit, ndryshe ka vepruar Hani i Elezit, komuna e udhëhequr nga kryetari jopartiak, Rufki Suma.
Ai nuk ka planifikuar asnjë cent të shpenzojë me rastin e festave të fundvitit, duke përmendur këtu dekorimin e qytetit.
I pari i kësaj Komune, ka konfirmuar për “Zërin” se qyteza kufitare, Hani i Elezit, nuk ka organizuar asgjë me rastin e festave të fundvitit.