PYETJA:Në haxh ndodhi që e mbulova kokën nga harresa, sepse isha në autobus në një vend ku frynte.Për atë, mekanikisht, vetë nga harresa, jo me qëllim e kam mbuluar, a ka ndonji gabim apo ndëshkim?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Njeriu kur hynë në Ihram, i ka të ndaluara disa gjëra, në mes këtyre gjërave, normalisht për burrin, është edhe mbulimi i kokës.I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka ndaluar që personi i cili hyn në Ihram ta mbulojë kokën, nëse e bën këtë, atëherë pason ndëshkim.
Mirëpo, kjo ka të bëjë, nëse bëhet me qëllim, por nëse kjo bëhet pa qëllim, gjegjësisht me haresë apo gabim, apo nga padija, kjo nuk është problematike.Apo, thenë më mire, nuk bën mëkat njeriu dhe nuk obligohet me ndonji kompenzim.
Kjo bazohet në rastin kur një njeri në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. kishte veshur këmishë të qepur dhe kish bërë nijetin për haxh.Këtë e kishte bërë pa dije.Pejgamberi s.a.v.s. e urdhëroi ta nxjerr, por nuk e urdhëroi me ndonji kompenzim.
Rast i njejtë është nëse haxhiu me ihram e mbulon kokën kur është duke fjetur.Edhe ai nuk obligohet me kompenzim se e ka bërë pa qëllim.
Por, nëse haxhiu është i detyruar të bëjë një veprim të këtillë, pra ta mbuloj kokën, si të jetë shumë ftohtë, apo të ketë ndonji sëmundje, ai këtë do ta bëjë me vetëdije, por do të jape kompenzim.Kompenzimi përbëhet prej:ushqimit të gjashtë të varfurve, agjërimit të tre ditëve apo të theret një dele.
Është i lirë të zgjedh një nga këto.