Mirë se vini në web faqen tonë|Friday, August 1, 2014

Historia e krijimit të shteteve të Botës Islame 

artan

Historia e krijimit të shteteve islame përfshin të gjitha shtetet anëtare të OBI–t, si dhe shkurtimisht janë përfshirë edhe shtetet të cilat kanë status vëzhgues. Në këtë punim nuk janë elaboruar shtetet që kanë përqindje të madhe të popullsisë myslimane, por që nuk janë anëtare të OBI – it. (Sahara Perëndimore, Kosova, Tanzania etj.).

Historia e krijimit të Shteteve anëtare të OBI – t

Historia e krijimit të shteteve islame, është ndryshuar krahas zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Në të kanë ndikuar lëvizjet mekanike të popujve, pushtimet nga perandoritë e mëdha, pushtimet koloniale të Fuqive të Mëdha evropiane (Britania Madhe, Franca, Italia, Holanda) Japonia, luftërat botërore, luftërat lokale etj. Pas Luftës së Dytë Botërore, shtohet numri i shteteve të pavarura islame, të cilat zgjodhën rrugë të ndryshme të zhvillimit (disa shtete zgjodhën rrugën e socializmit, si p.sh Algjeria, Libia etj., disa rrugën e kapitalizmit, si Kuvajti, Katari etj.). Në fillim të viteve ‘90 – ta, ndodhi shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ku pavarësohen 6 shtete më shumicë të popullsisë myslimane.1

Bazuar në tabelën e më poshtme, përveç Republikës së Turqisë që merret si shteti pasardhës i Perandorisë Osmane, të gjitha shtetet e tjera të OBI – it deri në momentin e shpalljes së pavarësisë kanë qenë të pushtuara dhe të kolonizuara nga: Perandoria Osmane, Britania e Madhe, Franca, Italia, Holanda, Portugalia si dhe Bashkimit Sovjetik (BRSS – ja) etj.

Lufta për liri dhe pavarësi e shteteve të OBI – it, ishte e gjatë e mundimshme dhe e dhimbshme. Përveç Turqisë që ishte trashëgimtare e Perandorisë Osmane të gjitha shtetet e tjera deri të pavarësia e tyre erdhën pas një lufte të gjatë dhe të përgjakshëm, të cilat mbrapa saj lanë shumë viktima, si në radhët e forcave të armatosura ashtu edhe në radhët e civileve të pa armatosur duke përfshi gra, fëmijë, pleq etj.

Fuqitë e Mëdha koloniale evropiane, i kolonizuan këto shtete për qëllime të ndryshëm, p.sh. Perandoria Franceze, ishte perandoria e dytë më e madhe pas Perandorisë Britanike u krijua për qëllime të tregtisë, prestigjit, për të përhapur kulturën, gjuhen franceze, si dhe fenë katolike.2 Edhe misioni i Perandorisë Britanike, që ishte perandoria më e madhe kolonizatore, kishte qëllim pothuajse të njëjtë më atë të Francës. Në fillim kishte mision për të përhapur kulturën, gjuhën angleze, fenë krishtere si dhe misione shkencore për t’i eksploruar këto vende të pa zbuluara deri atëherë.3 Edhe kolonizatorët e tjerë evropian, siç ishin: Italia, Holanda, Portugalia si dhe BRSS – ja etj., kishin të njëjtat qëllime si të francezëve dhe anglezëve. Në realitet, qëllimi i këtyre kolonizimeve nga kolonizatorët evropian, siç shihet më vonë, ishte: zbulimi dhe vjedhja e pasurive natyrore, (ari, argjendi, diamanti etj.), tregtia më skllevër nga njëri kontinent në tjetrin për të punuar në plantacionet e kafesë, plantacionet bujqësore – pemëtore, në miniera, në industritë e renda etj. Këto kolonizime quan në robërimin dhe varfërimin e këtyre shteteve.4

Aspiratat e popujve të këtyre shteteve për liri dhe pavarësi filluan qysh para Luftës së Parë Botërore.

Shumica e shteteve të OBI – it, filluan të pavarësohen pas Luftës së Parë Botërore dhe në veçanti pas Luftës së Dytë Botërore.

Në dekadën e parë të shek. XX e fituan pavarësinë: Shqipëria 1912, Afganistani 1919. Në dekadën e dytë fituan pavarësinë: Egjipti 1922, po në këtë vit (1922), Perandoria Osmane zëvendësohet nga Republika e Turqisë, e cila më 1923 shpallet Republikë, ndërsa më 1924 shpallet i pavlefshëm edhe Kalifati.5 Në vitet e 30 – ta fituan pavarësinë Iraku 1931, Arabia Saudite 1932. Në vitet e 40 – ta fituan pavarësinë: Libani 1943, Indonezia 1945, Jordania 1946, Siria 1946, Pakistani 1947. Në vitet e 50 – ta fituan pavarësinë: Omani 1950, Libia 1951, Maroku 1956, Tunizia 1956, Sudani 1956, Malajzia 1957, Guineja 1958. Në vitet e 60 – ta fituan pavarësinë: Benini 1960, Burkina Faso 1960, Bregu i Fildishtë 1960, Çadi 1960, Gaboni 1960, Kameruni 1960, Mali 1960, Mauritania 1960, Nigeri 1960, Nigeria 1960, Senegali 1960, Somalia 1960, Togo 1960, Kuvajti 1961, Siera Leone 1961, Uganda 1962, Algjeria 1965, Gambia 1965, Maldivet 1965, Guajana 1966. Në vitet e 70 – ta fituan pavarësinë: Bahrejni 1971, Bangladeshi 1971, Emiratet e Bashkuara Arabe 1971, Katari 1971, Guineja  Bissau 1973, Irani 1975, Komoret 1975, Mozambiku 1975, Surinami 1975, Xhibuti 1977. Në vitet e 80 – ta fituan pavarësinë: Brunei 1984. Në vitet e 90 – ta fituan pavarësinë: Jemeni 1990, Azerbajxhani 1991, Kazakistani 1991, Taxhikistani 1991, Kirgistani 1991, Uzbekistani 1991. Shih tabelën nr. 1.

Kufijtë e shteteve të OBI – it, që nga pavarësimi i tyre kanë pësuar ndryshime. Më 20 majë 2002 nga Indonezia shkëputet dhe shpallet Republika e Timorit Lindor, një republikë më shumicë të popullsisë së krishtere. Më 9 korrik 2011 nga Sudani shkëputet dhe shpallet republika e Sudanit të Jugut, gjithashtu një republikë më shumicë të popullsisë së krishtere. Që nga viti 1991, brenda territorit të Azerbajxhani është krijuar Republika Nagorno – Karabakh më shumicë të popullsisë armene që i takoj fes krishtere, që de facto është shtet i pa varur, de juro i takon Azerbajxhanit. Probleme territoriale vazhdon të këtë edhe Somalia, e cila që nga viti 1991 është krijuar Republika e Somalandit më shumicë të popullsisë myslimane që de facto është shtet i pa varur   de juro i takon Somalisë. Maroku ka pretendime mbi Republikën e Saharës Perëndimore më shumicë të popullsisë Arabe që i takon 99 % fes myslimane. Pakistani ka problem të brendshme territoriale, si dhe ka pretendime mbi Kashmirin. Edhe shtetet tjera të OBI – t kanë probleme territoriale që le të hapur ndryshimin e kufijve të këtyre shteteve apo edhe krijimin e ndonjë shteti të ri në hapësirat e këtyre shteteve.6

Krijimi shtetit Izraelit dhe  Çështja Palestineze

Një çështje ende e pa zgjidhur edhe në ditët e sotme, në hapësirën e OBI – it, është çështja e Palestineze. Në vitit 1949 krijohet shteti i Izraelit. Që nga krijim i shtetit izraelit kanë kaluar 50 vjet dhe sot e asaj dite ky shtet i krijuar artificialisht mbi tokat arabe, më shtrenjtë e pagoi dhe vazhdon ta paguaj Palestina.7

Krijimi i një shteti të pavarur palestinez nuk vihej në diskutim, por vihen kufijtë  e tij, që diskutohen edhe në ditët e sotme, më qëllim që të vihet deri në dhënien fund të konfliktit izraelite – palestineze dhe krijimin e një shteti Palestinez.8

Shtetet vëzhguese të OBI – it

Rruga deri të pavarësia edhe për shtetet vëzhguese të OBI – it (Federata Ruse, Mbretëria e Tajlandës, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës, Republika Afrikës Qendrore si dhe Republika e Qipros Veriore), ishte e gjatë dhe e mundimshme po thuajse e njëjtë si e shteteve të OBI – it. Përveç Federatës Ruse që ishte trashëgimtare e BRSS të gjitha shtetet e tjera deri të pavarësia e tyre erdhën pas një lufte të gjatë dhe të përgjakshëm, të cilat lanë mbrapa saj lanë shumë viktima dhe shkatërrime. Përpos Mbretërisë së Tajlandës 6 prill 1782 (Perandoria Kmer), kufijtë e sotëm të këtyre shteteve u përcaktuan pas Luftës së Dytë Botërore: Qipro Veriore 15 nëntor 1983 (Republika Qipros), Afrikës Qendrore 13 gusht 1960 (Franca), Rusia 12 qershor 1990 (BRSS – ja), Bosnja dhe Hercegovina 1 mars 1992 (Jugosllavia).9

Tabela 1. Emri zyrtar i shtetit, data e shpalljes së pavarësisë si dhe emri i kolonizatorit.10

Emri zyrtar i Shteti t Viti i Nga: Emri zyrtar i Shteti t Viti Nga:
Republika Islamike e Afganistanit 19.08.1919 Britania Republika Libaneze 22.11.1943 Franca
Republika Popullore Demokratike e Algjerisë 05.06.1965 Franca Libia 24.12.1951 Nën kujdesin e OKB – së
Republika e Azerbajxhan 30.08.1991 BRSS Malajzia 31.08.1957 Britania
Mbretëria e Arabisë Saudite 23.09.1932 ——– Republika e Maldive 26.07.1965 Britania
Mbretëria e Bahrejnit 15.08.1971 Britania Republika e Malit 22.09.1960 Franca
Republika Popullore Demokratike e Bangladeshit 16.12.1971 Pakistani Perëndi. Republika Islamike e Mauritanisë 28.11.1960 Franca
Republika e Benini 01.08.1960 Franca Mbretëria e Marokut 02.03.1956 Franca
Negara Brunei Darussalam 01.01.1984 Britania Republika e Mozambikut 25.06.1975 Portugalia
Burkina Faso 05.08.1960 Franca Republika e Nigerit 03.08.1960 Franca
Republika e Bregut të Fildishtë 07.08.1960 Franca Republika Federale e Nigerisë 01.11.1960 Britania
Republika e Çadit 11.08.1960 Franca Sulltanati i Omanit 1950 Portugalia
Emiratet e Bashkuara Arabe 02.12.1971 Britania Republika Islamike e Pakistanit 14.08.1947 India
Republika Arabe e Egjiptit 28.02.1922 Britania Palestina ——– ——–
Republika e Gabonit 17.08.1960 Franca Republika e Senegalit 04.04.1960 Franca
Republika e Gambisë 18.02.1965 Britania Republika e Siera Leonit 27.04.1961 Britania
Republika e Guinesë 02.10.1958 Franca Republika Federale e Somalisë 01.07.1960 Britania dhe Italia
Republika e Guineja  Bissau 24.09.1973 Portugalia Republika e Sudanit 01.01.1956 Britania dhe Egjipti
Republika Koperativa e Guajanës 26.05.1966 Britania Republika e Surinamit 25.11.1975 Holanda
Republika e e Indonezisë 17.08.1945 Holanda Republika Arabe e Sirisë 17.04.1946 Franca
Republika Islamike e Iranit 01.04.1975 ——– Republika e Shqipërisë 28.11.1912 P. Osmane
Republika e Irakut 03.10.1932 Britania Republika e Taxhikistanit 09.09.1991 BRSS
Unioni (Bashkimi) i Komore 06.07.1975 Franca Republika Togoleze 27.04.1960 Franca
Republika e Jemenit 22.05.1990 Bashkimi i Jemenave Republika Tuniziane 20.03.1956 Franca
Mbretëria Hashimite e Jordanit 25.05.1946 Britania Turkmenistani 27.11.1991 BRSS
Republika e Kamerunit 01.01.1960 Franca Republika e Turqisë 29.11.1923 P.Osmane
Shteti i Katarit 03.09.1971 Britania Republika e Ugandës 09.11.1962 Britania
Republika e Kazakistanit 16.12.1991 BRSS Republika e Uybeksitanit 01.12.1991 BRSS
Shteti i Kuvajtit 19.06.1961 Britania Republika e Xhibut 27.06.1977 Franca
Kirgistan 31.08.1991 BRSS  

 

Literatura:

[1] Marrë dhe përpunuar nga Literatura gjeografike dhe interneti, nga Autori.

[2] Decolonization, the French Empire and sites of memory, Dr Robert Aldrich, University of Sydney Keywords, anti-colonialism, colonialism, decolonization, the French Empire, sites of memory. f. 1 – 2.

[3] James B. Alcock, B.A. History Of The British Empire And Commonwealth The Greatest Empire The Wor ld Has Ever Knoë n Upon Which The Sun Never Set. f. 3 – 4.

[4] Marrë dhe përpunuar nga Literatura gjeografike dhe internet, nga Autori.

[5] http://www.britannica.com.

[6] Marrë dhe përpunuar nga Literatura gjeografike dhe interneti, nga Autori.

[7] http://www-tc.pbs.org . [8] Po aty. [9] https://www.cia.gov. [10] Po aty.