Hixhri 1437 është shënuar edhe nga nëndegët e FRI-së si nëndega në Sllatinë, Shemshovë dhe Radushë me disa aktivitetet të ndryshme.
Në Sllatinë tashmë disa vite me rradhë shënohet Viti i Ri Islam Hixhri nga FRI nëndega Sllatinë, me vizitën që ju bëhet shkollës fillore “Eqrem Çabej” në Sllatinë dhe asaj periferike në Neproshten, ku fëmijëve të këtyre shkollave u ndahen disa dhurata modeste.
FRI – Nëndega Shemshovë, me sukses realizoi aktiviteti: Kuizi i diturisë “HIXHRI 1437”.
Pjesëmarrës në Kuiz ishin disa nga fshatrat e rrethinës së Tetovës, si: SHEMSHOVA, SLLATINA, TEARCA, NEPROSHTENI, XHEPÇISHTI, KAMJANI DHE NERASHTI.
Fitues të kuizit ishin kandidatet nga Sllatina, të cilat me meritë arritën të fitojnë vendin e parë. Pas tyre u rradhitën Shemshova ne të dytin dhe Kamjani në të tretin.

FRI- Nëndega Shemshovë të gjithë pjesmarësve u dhuroi nga një komplet me libra nga shtëpia botuese FURKAN ISM dhe mirënjohje, si dhe tri vendeve të para nga një shumë modeste në të holla.

Poashtu një aktivitet tradicional për Hixhrin që tashmë shënohet nga FRI nëndega Radushë ku u shpërndanë dhurata për nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Radushë, Dvorce dhe Orashë. Pas shpërndarjes së dhuratave aktivistët e FRI-së shfrytëzuan rastin për tu drejtuar fëmijeve me ca këshilla për rëndësinë e kësaj dite të bekuar.
 

Sllatinë (4)
Shpërndarja e dhuratave shkollën fillore në Sllatinë dhe Neproshten nga FRI nëndega Sllatinë

Sllatinë (3)
Shpërndarja e dhuratave shkollën fillore në Sllatinë dhe Neproshten nga FRI nëndega Sllatinë

Sllatinë (2)
Shpërndarja e dhuratave shkollën fillore në Sllatinë dhe Neproshten nga FRI nëndega Sllatinë

Sllatinë (1)
Shpërndarja e dhuratave shkollën fillore në Sllatinë dhe Neproshten nga FRI nëndega Sllatinë

Shemshovë (1)
FRI – Nëndega Shemshovë, Kuizi i diturisë “HIXHRI 1437”.

Shemshovë (2)
FRI – Nëndega Shemshovë, Kuizi i diturisë “HIXHRI 1437”.

Shemshovë (3)
FRI – Nëndega Shemshovë, Kuizi i diturisë “HIXHRI 1437”.

 
Radushë (1)
FRI nëndega Radushë shpërndau dhurata për nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Radushë, Dvorce dhe Orashë

Radushë (2)
FRI nëndega Radushë shpërndau dhurata për nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Radushë, Dvorce dhe Orashë

Radushë (3)
FRI nëndega Radushë shpërndau dhurata për nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Radushë, Dvorce dhe Orashë