Me një dekret nga ana e anëtarësisë së Mexhlisit Shura të Organizatës Evropiane për Qendrat Islame, të cilin po ua përcjellim në formë të integruar, Mr.Nehat Ismaili, hoxhë dhe imam nga Kumanova, kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptar në Zvicër, pranohet si pjesë e kësaj Organizate ndërkombëtare.

Dekret i anëtarësisë së Mexhlisit Shura (Këshilli konsultativ) të Organizatës Evropiane për Qendrat Islame
Organizata Evropiane për Qendrat Islame dëshmon që Nehat ISMAILI, kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, imam dhe ligjërues pranë Qendrës Islame Kulturore Shqiptaro-Zvicerane, i lindur më datë 17.03.1974 në Kumanovë, është anëtar i Mexhlisit Shura (Këshillit Konsultativ) të cilin e udhëheq dijetari i nderuar Salih bin Avad el Megamisij. Lëshimi i këtij dekreti është bërë në përputhshmëri me plotësimin e kushteve të anëtarësimit.
Vendi dhe data: 02.11.2015