Muaji shkurt rezervon sfida spektakolare për të gjithë futbolldashësit, me përballje në kampionatet kryesorë të Evropës dhe miqësoret e luksit mes kombëtareve më të suksesshme të globit.
Le të fillojmë me këto të fundit: e mërkura e 6 shkurtit është dita kur përfaqësueset e mëdha vihen përballë njëra-tjetrës në miqësoret e zjarrta. Spanja do të luajë me Uruguain (19:00), Anglia me Brazilin (20:30), Holanda me Italinë (20:30), Suedia e Ibrahimoviçit me Argjentinën e Leo Mesit (20:30), Franca me Gjermaninë (21:00).
Spektakli vijon më 13 shkurt, kur Reali i Madridit dhe Mançester Junajtid do masin forcat në sfidën e parë për 1/8-at e Ligës së Kampionëve.
19 shkurt, në “Emirates Stadium” do të luhet Arsenal – Bajern Mynih, ndërsa emocionet e Champions-it do të vijojnë një ditë më pas, me përballjen e “San Siro”-s mes Milanit dhe Barcelonës.
E shtuna e 23 shkurtit rezervon duelin Mançester Siti – Çelsi në Premier Ligë, ndërkohë që të nesërmen do të luhet derbi i Milanos, Inter – Milan në “San Siro”.
Emocionet e futbollit vazhdojnë më 26 shkurt me “El Clasico”-n Barcelona – Real në sfidën e kthimit për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit (21:00), për të përfunduar me duelin mes Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit në Kupën e Gjermanisë, ndeshje që do të luhet më 27 shkurt.
/Start/