Forumi Rinor Islam – Dega Shkup në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë Ramazanit, më datë 21.06.2016 realizoi iftarin tradicional në sheshin Skënderbeu.

Prezent në iftar ishin mbi 500 persona, qytetarë të Shkupit dhe rrethinës, përfaqësues të institucioneve lokale, sektori civil, përfaqësues të organizatave joqeveritare si dhe donatorë të ndryshëm.

Fjalë përshëndetëse pas iftarit kishte kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani, si dhe kryetari i FRI-së Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa i cili tregoi për veprimtarinë dhe aktivitetet që realizon Forumi Rinor Islam në kuadër të muajitë të bekuar të Ramazanit. Ndërtjerash ai ceki : “Jemi sëbashku në këtë sofër të iftarit për të i bashkuar zëmrat tona, prezenca juaj e hijëshoi këtë vend, me shpresë që sëbashku të jemi gjithmonë…”

Më pas me fillim nga ora 23:00 në Çarshinë e Vjetër vijoi mbrëmja Kur’anore me hafizat nga vendi dhe rajoni në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë Ramazanit.

Mbrëmjen e filloi hafizi i ri nga Shkupi, Sufjan Ameti me recitim e disa ajeteve Kur’anore.
Fjalë përshëndetëse kishte kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa i cili i përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për pjesëmarrjen, ndër tjerash ai theksoi: “Sa e duan Kur’anin shkupjanët, tregon vet prezenca juaj që jeni sonte këtu me ne, erdhi ky Kur’an për të na e zbukuruar fjalorin tonë, po ky Kur’an erdhi për të na e treguar rrugën dhe të na formojë personalitetin tonë, po ky Kur’an është ai i cili na tregoi se si duhet të sillemi me familjet tona…”

Për t’ua qetësuar zemrat qindra qytetarëve të cilët ishin të pranishëm në këtë mbrëmje, u përkujdesën hafizat nga Kosova hfz.Armend BEQIRI dhe hfz.Flamur KASAMI, si dhe hafizi nga Shkupi hfz. Xhemail NUHIJU.

Për ata të cilët nuk patën mundësi të jenë prezent, Forumi Rinor Islam – Dega Shkup mundësoi ndjekjen e kësaj mbrëmje drejtpërsëdrejti nga faqja zyrtare në rrjetin social facebook të FRI-së.

FOTO