Pyetja: Zotëri Alltepe, si ndjeheni në qytetin e paraardhësve tuaj?
Rexhep Alltepe: Ne e dijmë që këndej është origjina jonë, gjyshërit e te parët tanë kanë qenë ata që kanë falur namaz nëpër këto xhamitë që ekzistojnë edhe sot, dyqanet e tyre te vjetra poashtu kanë qenë këndej. E përderisa ecim rreth këtyre vendeve, e ndjejmë atë, e ndjejmë edhe erën e tyre dhe kjo na jep neve nje ndjenjë kënaqësie dhe emocion të veçantë. Shërbimi ndaj këtij vendi per neve me të vërtetë eshte një nder i madh. Për sa i përket kësaj teme është lumturi e veçantë për neve që t’i ndihmojmë Shkupit që në te njejtën kohë e kemi edhe si syrin tonë, zgjatja e dorës në ndijmë ndaj miqve tanë këtu si dhe të qenurit një urë mes Maqedonisë dhe Turqisë.
Pyetja: Po të ishit ju kryetar i qytetit të Shkupit, cilave tema do t’iu kushtonit më tepër rëndësi si dhe në çfarë do të donit ta avansoni vendin tonë?
Rexhep Alltepe: Së pari për Shkupin eshtë shumë i rëndësishëm zhvillimi i sferës sociale, kulturore si dhe asaj ekonomike. Gjallerimi i Qarshisë së Vjetër të Shkupit, gjallërimi dhe ripërtëritja e Shkupit, si dhe shumë sfera tjera natyrisht neve na interesojnë por edhe në të njejtën kohë është punuar për të qenë të arritura këto.
Pyetja: Çfarë duhet të ndërmirret edhe më shumë për tu zgjeruar lidhjet dhe bashkëpunimet mes Turqisë dhe Maqedonisë?
Rexhep Alltepe: Natyrisht për neve është e rëndësishme që njerëzit e këtij vendi të arrijnë ta jetojnë kulturën si dhe fenë e tyre.  Të qenurit të lumtur, të lirë, të mos qenurit nën presion dhe në të njejtën kohë të jenë edhe të zot të vetvetes që nënkupton të kenë punë të mira, të ardhura të mjaftueshme, përfitime dhe prodhimtari të nevojshme dhe mbi gjitha të jenë të lumtur me gjitha këto janë ndër gjërat më të rëndesishme për ne. Për këto arsye duhet punuar më shumë në këto sfera duke pasur një bashkëpunim të ndërsjellë mes Turqisë dhe Maqedonisë.  Në Turqi, e posaqërisht në Bursa ka numër te madh të qytetarëve me prejardhje nga këto vende të Ballkanit dhe sa më shumë që të afrohen mes veti këto qytete e shtete aq më tepër do të përfitojë edhe Shkupi. Turqia nuk ka çfarë të marrë, por ka çfarë të ofrojë në këtë aspekt, e ato që nuk pajtohen me këtë për të kuptuar një gjë të tillë kanë nevojë që të vijnë në Turqi për disa ditë si mysafirë për të cilën gjë ne çdoherë jemi të gatshëm t’i mirëpresim.
Pyetja: Çfarë mund të presim diçka të rre në aspekt kulturor dhe ekonomik mes bashkëpunimit te qytetit të Bursës dhe te Shkupit, gjegjësisht të komunës së Çairit?
Rexhep Alltepe:  Në vitin që u bëra unë kryetar i Bursës, pas meje menjëherë u zgjodh edhe z. İzet Mexhiti kryetar i komunës së Çairit dhe gjithë këto 10 vite kemi bashkëpunuar. Brenda këtij bashkëpunimi ekzistojnë aktivitete sociale, kulturore, ekonomike, aktivitete të sferës së artit dhe shumë tjera të sferave të ndryshme qe hap pas hapi e ditë pas dite këto organizime po zhvillohen më shumë. Neve na intereson çdo gjë që bëhet në Shkup si projekti i Bit Pazarit, projekti i gjallërimit të Qarshisë së Vjetër, ripërtërirja e monumenteve historike po edhe të qenurit një qendër turistike.  İnvestimet nw këto projekte i bëjmë sëbashku duke tentuar që çdo gjë ta realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.  Pas pak do të vijë edhe kryetari i nderuar, ku do të diskutojmë disa sygjerime të tjera, për të hedhur hapat për disa punë që duhen bërë.
Ka shumë punë që duhen bërë këtu dhe ne tentojmë që të bëhemi përkrahës të kësaj. Shpresojmë që do ta dërgojmë Shkupin në vendin që duhet të jetë. Shkupi është një vend i veçantë, Shkupi i vërtetë është këtu. Dhe kjo duhet të vlerësohet mirë, për këtë arsye do të hedhen edhe shumë hapa për të.
Gazetari: Ju faleminderojmë shumë!
Rexhep Alltepe: Ju faleminderojë edhe unë! (shqip)
 
Përktheu: Emir Fetahi
 

Bursa, qyteti më i madh në botë që udhëhiqet nga kryetar shqiptar