Ish politikani holandez, i cili i takonte partisë së ekstremit të djathtë të politikanit Geert Wilders vizitoi Xhaminë e Profetit në Medine, për t’u lutur, dhe për të kërkuar publikisht falje për bashkëpunimin në filmin blasfemk “Fitna” . Muajin e kaluar ai u konvertua në Islam pas një studimi të gjerë rreth fesë islame dhe Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të).
Ai tha se ngritja e gjithë botës në këmbë kundër filmit e bëri atë të studiojë rreth Profetit (a.s) dhe që çoi përfundimisht në konvertimin e tij.
Ai shkoi në Mekke për të kryer umren, dhe më pas u takua, me imamët e xhamisë së Pejgamberit, Sheikh Ali Al-Hudaifi dhe Shejh Salah El-Bedrit, të cilët e uruan atë për të qenë musliman i mirë dhe për të përballuar sfidat e Islamit në Perëndim.
Kur anëtari i parlamentit holandez Arnoud Van Doorn njoftoi vendimin e tij për të pranuar Islamin në profilin e tij Twitter, shumëkush mendoi se ishte një shaka. Ai postoi një cicërimë në arabisht, ku ka deklaruar se “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është profeti i tij.”
Së pari, lajmi erdhi si një shaka, pasi Arnoud Van Doorn ishte një mbështetës aktiv i politikanit famëkeq holandez Gert Wilders, i cili në mënyrë të përsëritur ka shfaqur deklarata islamofobike.
Por Arnoud Van Doorn, i cili tani shërben si këshilltar rajonal në Këshillin e qytetit në Hagë, personalisht konfirmoi vendimin e tij për të praktikuar Islamin në një letër zyrtare të kryetarit të qytetit.
Së fundmi, politikani i ka paraqitur një kërkesë formale kryetarit të bashkisë së qytetit për ta lejuar atë për të kryer namazet e detyrueshme gjatë orarit të tij të punës.
“Unë mund ta kuptoj pse njerëzit janë skeptik, tha Doorn për Al Jazeeran. “Ky është një vendim shumë i madh, të cilin unë nuk e kam marrë lehtë.”
“Rrethi im i ngushtë, familja dhe shokët e kanë ditur se unë po studioja Kur’anin, Hadithin, Sunnetin dhe shkrimet e tjera për pothuajse një vit,” tha ai. “Përveç kësaj, unë kam pasur biseda të shumta me muslimanët në lidhje me fenë.”
Nxitur nga diskursi anti-Islam i partisë së tij, Doorn vendosi të gërmoj për të vërtetën në lidhje me fenë.
“Unë kam dëgjuar histori shumë negative për Islamin, por unë nuk jam një person i cili ndjek mendimet e të tjerëve, pa bërë hulumtimin tim,” tha ai. “Prandaj, unë kam filluar të thellohem në njohuritë e mia rreth Islamit.”
“Sipas disa njerëz unë jam një tradhëtar, por sipas të tjerëve kam bërë në fakt një vendim shumë të mirë,” tha ai për Al-Jazeera.
“Reagimet janë përgjithësisht pozitive dhe unë gjithashtu mora mbështetje nëpërmjet Tëitter.
“Ajo që më bën të ndjehem mirë, është se njerëzit që më njihmin dhe ata që nuk më njihnin e kanë kuptuar gjendjen time dhe të më përkrahën në zgjedhjen time.”
I pyetur nëse ai tani ndihet keq për përkatësinë e dikurshme politike, ai u përgjigj: “Unë kam mësuar se çdo eksperiencë në jetë e ka një qëllim. Megjithatë, me njohuritë që kam sot, padyshim që unë do të kisha bërë një zgjedhje tjetër. ”
Për politikan holandez, gjetja e Islamit e ka udhëhequr atë në rrugën e vërtetë të jetës së tij. “Unë kam bërë gabime në jetën time, ashtu si shumë të tjerë. Nga këto gabime kam mësuar shumë “, tha Doorn.
“Me konvertimit tim në Islam, kam ndjenjën se unë më në fund gjeta rrugën time. Unë kuptoj se ky është një fillim i ri dhe se ka ende shumë për të mësuar. “/mesazhi/