Sipas njoftimeve të para, dhe hulumtimeve të rrjeteve mobile britanike dhe zingjirëve evropian të dyqaneve që shesin pajisje mobile, mund të thuhet se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus së shpejti do të jenë në dispozicion gjithkund, mbase edhe tek ne.
Versioni më i shkurtë i iPhone mund të porositet këtë të premte, për të arritur të premten e ardhshme – kjo është e vërtetë aktualisht për blerësit e rinj të iPhone në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, më shumë informacione mund të merren në apple.com/iphone, sepse operatorët mobil britanik (Vodafone, EE, 3, O2, giffgaff) ende nuk kanë çmime apo detaje të sakta për iPhone 6, edhe pse të njëjtit kanë forma ku përdoruesit mund të regjistrohen dhe më pas të informohen të parët për të rejat rreth iPhone 6.
Fansat e iPhone 6 në vendet e ndryshme evropiane duhet të shkojnë në Apple Direct në faqen e kompanisë për shtetin e tyre, dhe të shohin informacionet lidhur me daljen e iPhone 6 në vendin e tyre.
Ndërsa, në Mbretërinë e Bashkuar çmimet e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus pa kontratë, pritet të jenë si më poshtë:
iPhone 6 Plus – (5.5”)
– 16GB – £619
– 64GB – £699
– 128GB – £789
iPhone 6 (4.7”)
– 16GB – £539
– 64GB – £619
– 128GB – £699