18 vjeçari i jashtëzakonshëm ka qenë figura kryesore e ekipit të të rinjve të drejtuar nga Warren Joyce dhe pikërisht kjo ka ndikuar që Januzaj të promovohet në ekipin e parë të kampionit të Anglisë.
Ky çmim për Adnanin vjen pas paraqitjes së tij impresive ndaj Liverpoolit në Old Trafford këtë javë, ku madje ka marrë edhe komplimente nga Sir Alex Ferguson.
-Është ndjenjë shumë e mirë të jem lojtari më i mirë i vitit. Unë kam punuar shumë për këtë arritje dhe dua të falënderoj të gjithë lojtarët, tifozët dhe stafin. Ka qenë sezon i mrekullueshëm, ka theksuar Januzaj me rastin e pranimit të këtij çmimi.
Januzaj ka arritur që të dalë në krye të votimeve duke mposhtur bashkëlojtarët Marnick Vermijl dhe kapitenin e ekipit Tom Thorpe.
Adnani pritet që të paraqitet në ndeshjen e fundit sezonale të Manchester Unitedit ndaj West Bromwich Albion në transfertë. Ai tashmë po stërvitet përkrah Wayne Rooneyt dhe Robin Van Persiet, teksa ka numrin 44 në fanellë.