Jehuan zërat e hafizëve në Çarshinë e Vjetër në Shkup

Në kuadër të shumë aktiviteteve që realizon Forumi Rinor Islam përgjatë muajit Ramazan ishin edhe Mbrëmjet Kuranore nëpër të gjitha qytetet, ndërkaq Mbrëmja Kuranore e fundit u realizua në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Para xhamisë “Murat pashë”, në praninë e shumë qytetarëve, jehuan zërat e hafizëve më të dalluar të trevave tona.

Fillimisht fjalë rasti kishte kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa i cili mes tjerash tha: “Një nga ato që e bën të veçantë Ramazanin në qytetin e Shkupit, të mirret si shembull për atmosferë e aromë Ramazani, për ngrohtësi e vëllazëri me siguri që janë edhe organizimet e tilla. Organizime me të cilat Shkupi kthehet në origjinalitetin e vet, e sidomos kur në Çarshinë e Vjetër jehojnë zërat mahnnitës të hafizlerëve të këtyre trevave duke kënduar rreshta nga Kurani Fisnik, fjalë të zbritura për gjithë njerëzimin si mëshirë nga Allahu i Lartmadhërishëm.”

Ata që duke kënduar rreshta nga Kurani Fisnik me zërat e tyre kumbues emocionuan zemrat e qytetarëve ishin hafizlerët Avdush Krosa dhe Egzon Ibrahimi nga Republika e Kosovës si dhe Xhemail Nuhiu nga Shkupi.

anigif

Të ngjajshme