Jetojnë sëbashku, por nuk njohin njëra-tjetrën

Dy vajza binjake Tatiana dhe Krista Hogan nuk do të kenë kurrë mundësinë ta shikojnë njëra tjetrën në sy, edhe pse ata do të jenë gjithmonë bashkë. Binjaket kanë lindur me kokë të ngjitur dhe është e pamundur që te ato të bëhet ndërhyrje.

Sipas mjekëve ata kanë lindur vetëm më një tru, dhe nëse do të bëhej një ndërhyrjë, kjo do të shkaktonte vdekjen e njërës prej vogëlusheve. Ndërkohë nëna e binjakeve Felicia Hogan është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj sfide. Ajo ka thënë se kurrë nuk do të lejoj që vajzat e saj të vuajnë për këtë fatkeqësi.

Felicia është shprehur se do ti ndihmojë gjithmonë vajzat që ato të kenë një jetë normale si gjithë fëmijët e tjerë, dhe asnjëherë nuk e mendoj që mund të sakrifikoj jetën e njerës nga vajzat për të shpëtuar tjetrën.

(AE)