Me rastin e shënimit të Ditëlindjes së Muhammedit a.s., e cila sivjet përkon me datën 24 Janar 2013, Forumi Rinor Islam organizon kampanjën me moto “Ta njohim Muhammedin a.s.”, përmes së cilës synon ndriçimin e disa pikave me rëndësi:

  1. Shënimi i ditëlindjes së Muhammedit a.s.;
  2. Ndriçimi dhe prezantimi i personalitetit të Muhammedit a.s. si modeli ideal i njeriut të moralshëm dhe të avancuar;
  3. Shfuqizimi dhe rrëzimi poshtë i akuzave ndaj Pejgamberit Muhammed a.s., të ngritura padrejtësisht, si dhe avancimi i artit në përgjithësi, i cili nuk bie ndesh me kodin islam.