Forumi Rinor Islam, me rastin e muajit Ramazan, ka realizuar emisionet fetare nën moton “Ramazani, muaj i vetëdijesimit”.

Emisionet në fjalë do të transmetohen çdo ditë gjatë këtij muaji të shenjtë, nëpër televiozonet lokale të qyteteve të ndryshme dhe atë:


– Në Kumanovë, në TV FESTA me fillim prej ora 23:15

– Në Tetovë, në TV KOHA, para iftarit

– Në Gostivar, në TV GLOBI, pas ezanit të akshamit

– Në Kërçovë, në TV USKANA para iftarit

Kohëzgjatja e emisioneve është 5-7 minuta, ku do të prononcohen hoxhallarë, intelektualë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.