“Ka një kohë të gjatë që jam martuar, mirëpo nuk mund të kem fëmijë… kam qenë tek shumë mjek, mirëpo pa sukses, ka ndonjë zgjedhje?”
Iu përgjigja se do t’i tregoj një rrëfim që e kam dëgjuar nga një njeri i besueshëm. Një njeri kishte hyrë në xhami kur nuk ishte koha e namazit. Një ditë aty e takoi një plak i urtë dhe kur e pa se është i mërzitur e pyeti se çfarë problemi ka.
Ai iu përgjigj se është i martuar, mirëpo nuk mund të ketë fëmijë dhe se nuk mund të gjej zgjidhje për këtë.
Plaku i urtë iu përgjigj se ka një zgjidhje, mirëpo është pak e “vështirë” .
Njeriu dëshiroi ta mësoj këtë zgjidhje, ndërsa i plaku i tha të zgjohet një orë para namazit të sabahut. Dhe ai e gruaja e tij të falin namazin e natës dhe të kërkojnë falje sepse Allahu i Madhërishëm thotë: “E u thash: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgoj shi të bollshëm, t’ju shtoj pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj! (Nuh, 10-12).
Ai njeri veproi ashtu siç i tha plaku i urtë dhe se një kohë të shkurtër pas kësaj filluan të duken shenjat e shtatzënisë tek gruaja e tij.
Një muaj pasi i tregova këtë tregim në sytë e mikut tim pashë gëzimin andaj e pyeta se çfarë ka ndodhur. Ai mu përgjigj se gruaja e tij është shtatzënë duke iu falënderuar këshillës që ia kisha dhënë.
Vëllezër dhe motra, nëse doni që të keni nafakë dhe trashëgimtarë faleni namazin e natës dhe bëni shumë istigfar.
Përshtati: Islampress