Duke krijuar një fushe të vogël elektrike e cila shpërbën kripën nga uji i detit, shkenctarët e universitetit të Teksasit dhe të Marburg në Gjermani kanë prezentuar një metodë të re të de-kriptizimit të ujit të detit me një proces i cili konsumon shumë më pak energji se teknologjitë aktuale. Metoda e re kërkon aq pak energji sa mund të punoj me bateritë e zakonshme.
Procesi i ri anashkalon problemet me të cilat përballen metodat ekzistuese duke eliminuar nevojën e cipës e cila ndan ujin nga kripa në shkallë të vogël.
Teknika e quajtur ‘electrochemically mediated seawater desalination’ është përshkruar javën e kaluar në gazetën Angewandte Chemie.
“Pajisja me ujë të pijshëm dhe të përshtatshëm për rritjen e bimëve është një prej kërkesa themelore për të mirëmbajtur shëndetin njerëzor,” ka deklaruar njëri prej shkencëtarëve të përfshirë në studim.
“Heqja e kripës nga uji i detit është një nga mënyrat e adresimit të këtij problemi, mirëpo metodat aktuale janë të shtrenjta dhe bazohen në mbajtësit e ndotur të ujit. Metoda e cila kemi zhvilluar ne nevojitet të përmirësohet por nëse kemi sukses, një ditë do të mund të ofrojmë ujë të pijshëm në shkallë të madhe duke përdorur sistem shumë të thjeshtë.”
Kjo metodë është premtuese sidomos për zonat e Tokës ku uji i pijshëm mungon në shkallë të lartë, zona këto që prekin një të tretën e banorëve të planetit tonë.
Shumë nga këto regjione kanë casje në ujin e detit mirëpo nuk kanë infrastrukturën e duhur për heqjen e kripës dhe përdorimin e ujin me teknologjnë e duhur. Për këtë arsye, miliona vdekje në vit shkaktohen në këto zona për shkak të problemeve të lidhura me ujë.