Forumi Rinor Islam, me rastin e manifestimit të Vitit të Ri të Hixhrit 1437/2015, shpall:
 
KONKURS
Për ndarjen e çmimit SHKENCËTARI I RI I VITIT
 
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit” ndahet si mirënjohje shoqërore për të arritura të veçanta në çfarëdo lëmi shoqërore apo shkencore.
Ndarja e këtij çmimi ka për qëllim përzgjedhjen e një kandidati me epitetin e shkencëtarit të ri të vitit për vitin 2015, për sukseset e realizuara në një fushë të caktuar, duke shërbyer në këtë mënyrë si një nxitje shtesë për të gjithë shkencëtarët dhe hulumtuesit e rinj në Republikën e Maqedonisë.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
– Të jenë shtetas të Republikë së Maqedonisë;
– Të jenë nën moshën 33 vjeçare;
– Të kenë të kryer arsimin sipëror-fakultetin;
– Të kenë të arritura të veçanta në shkencë.
 
Me rastin e aplikimit, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin vijues:
– Fletë aplikimin;
– Letër motivacionin;
– CV personale;
– Kopje të certifikatave, punimeve, botimeve apo ndonjë materiali tjetër që vërteton arritjet e tyre.
Përzgjedhjen e kandidatëve e bën Komisioni pesë anëtarësh i përbërë nga profesorë universitarë, i emëruar nga Kryesia e Forumit Rinor Islam. Komisioni në fjalë do ta bëjë përzgjedhjen në mënyrë transparente, në prani të kandidatëve, duke respektuar udhëzuesin për zgjedhjen e Shkencëtarit të ri të vitit. Udhëzuesin në fjalë kandidatët mund ta marrin në adresën elektronike: www.fri.org.mk
Informata shtesë lidhur me konkursin, kandidatët mund të marrin përmes emailit: info@fri.org.mk
Ose në numrin e telefonit: (02) 3233 659
Aplikimet duhet të dërgohen më së voni deri më 06.10.2015, në adresën e Forumit Rinor Islam:
Rr. Krste Misirkov nr. 57a lok.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë
Ose përmes emailit: info@fri.org.mk
Komisioni për ndarjen e çmimit “Shkencëtari i ri i vitit”