Shteti është i ndarë edhe nga ateizmi !
Përcaktimi i Kosovës për sekular (apo laik ) konkretisht sipas nenit 8 të kësaj kushtetute e thotë qartë :  ‘Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare’. Me fjala tjera ky nen bënë ndarjen e plot mes institucioneve fetare dhe jo fetare.
Qytetarët janë të lirë në bindjet e tyre të besojnë apo jo dhe shteti nuk favorizon asnjë bindje (të pohimit apo mohimit fetar). Është shkelje kushtetuese përpjekja e shtetit për të interferuar orientimin e qytetarëve të saj apo për të favorizuar ‘fenë’ e ateistëve.
Ekstremizmi anti islam apo terrori politik dhe terroi medial
Origjinal apo me agjendë, krahasë një grupi të vogël besimtarësh që kanë importuar probleme dhe ide tjera fetare islame prej atyre ekzistuese ndër shekujsh tek ne, njëjtë kanë bërë dhe një grup i ekstremistëve të pastër anti islam që kanë zënë vend brenda politikës kosovare dhe medieve duke importuar racizmin e grupeve raciste perëndimore ndaj Islamit dhe myslimanëve.
Me fjalë tjera paralelisht me përpjekje për të instaluar ide të ‘versionit Saudit të Islamit’ i përgatitur perëndimorët për ta prezentuar islamin si të trash, të pa përshtatshëm dhe negativ (gjë e bërë pa vetëdije nga shumë liderë fetar), kemi parë përpjekje të hapura publike që gjykimi mbi Islamin ta bëjnë nga prizmi i një fondamentalisti anti islam perëndimor.
Në dyja rastet dhe dyja ekstremet nuk prodhojnë gjë veçse destruktivitet gjurmët e së cilës nuk do ngelën edhe në të ardhmën e largët.
A mund të zhbëhet ndenja Islame ndër shqiptarët në Kosovë ?
Islami ndër shqiptar ka traditë prej 6 shekujsh, i pastër, motivues, promovues paqe dhe nxitës për ngritje intelektuale. Unik ! Si i tillë edhe duhet trajtohet nga politika kosovare. Përpjekjet për ndrydhje për zbehje të imazhit të BIK dhe myslimanëve në medie dhe publik, si dhe përpjekja për ti kufizuar nëpërmjet ligjit për bashkësitë fetare janë luftë e hapur me shpirtin e shqiptarëve të besimit Islam. Historia e kohës së komunizmit në Shqipëri ka treguar se besimi ndër shqiptar ka mbijetuar në çdo  rrethanë dhe çfarëdo shtrëngimi që mund ti bëjnë institucionet e vendit tonë ai pa dyshim që do i mbijetoj. Krejt çfarë do të përfitojmë nga kjo situatë janë polarizimet në mes shoqërisë, urrejtjet e popullit të kosovasë ndaj politikëse të cilët gjykojnë ashpër të gjithë myslimanët që kinse në përpjekje për të luftuar ekstremizmin po luftojnë gjithë Islamin.
Nëse Barak Obama si kreu i SHBA-ve kujdeset për ndjenjat e myslimanëve (qytetarëve të tij amerikanë) që të mos i referohet termit ‘ekstremist’ dhe ‘terrorrist’ kur është fjala për myslimanët, atëherë çfarë kanë Atifete Jahjaga (ose bilbilat që ia shkruajnë fjalimet) apo Hashim Thaçi që kur flasin për myslimanët dhe Islamin të kujdesen të zgjidhin fjalët.
Shteti duhet të luftoj të gjitha llojet e ekstremit. Luftimi i ekstremit bëhet duke i ndihmuar dhe përkrahur ata që janë të ekuilibruar!