Dy javë më parë ( 21 Nentor 2014) gazeta skandaloze me agjendë të pastër anti islame u bënë vërejtje për buxhetin që shpenzojnë kot për dekorime komunat e Kosoves , sidomos për situatën e vështir ekonomike që po kalojnë kosovarët që kanë ngel ende pa ikur nga Kosova.
Ndërkohë një javë më pas i vjen ndërmend që këtë kartë’ ta përdorë për ti rënë në qaf kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti se kinse nuk ka dekoruar kryeqytetin për Krishtlindje dhe Vitin e Ri kinse prej lidhjeve të tij me ‘ekstremistët islamik’ dhe veçantë me tullusumin e tyre ‘Shefqet Krasniqin ‘ inatin me të cilin e kanë krejt privat.
Pre e kësaj kurthe të Exprssit  kanë rënë edhe mediet tjera përfshirë edhe medium kinse publik RTK ku publikon materiale duke përbuzur myslimanët dhe duke u përpjekur për të kriminalizuar simpatinë që kushdo nga figurat publike mund ta ketë për fenë Islame.
Madje një grup fundamentalistësh katolik të inspiruar prej gazetarisë mercenare dhe përçarëse të tolerancës fetare EXpresit , bëjnë thirrje për pa dëgjueshmëri institucionale , duke thënë se vet do dekorojnë Prishtinën për Krishtlindjet me 25 dhjetor.
Ndryshe me 2  Janar është Mevludi , Ditëlindja e profetit Muhamed, ekuivalente me  Lindjen e Krishtit (Isait a.s.) për të krishterët .
Gjersa Komuna e Prishtinës ka thënë që për krishtlindje do organizoj ‘Christmas Market’ apo ‘Tregun e Krishtlindjeve’ për Ditëlindjeve e Profetit Muhammed e njohur si Mevludi nuk është përmendur ndonjë organizim edhe pse janë në një vij.
Kjo pse kjo temë nuk është ngritur as nga myslimanët as nga BIK për dallim nga kërcënimet publike që Komuna e Prishtinës ka marrë nga Ipeshkvia për mos dekorimin e qytetit.
E këtë temë nuk e ka ngritur ende Gaxeta Online e Buzhalës por as RTK  as portalet tjera investiguese të Copy Paste-it.
Përdorimi i Krishtlindjeve një festë dhe rituali fetar për nevoja politike dhe të shantazhit dhe presionit qoftë mbi politikan apo rrethet tjera fetare as nuk është fe as nuk është tolerancë fetare por është krim i pafalshëm kombëtar.
Urime Ditëlindja e Profetit Muhamed me që secili ka festat e veta.