Kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani vizitoi Ministrin e Drejtësisë, Valdet Xhaferin. Gjatë vizitës ai ishte i shoqëruar nga anëtari i FRI-së, Fevzi Musliu.

Kryetari i FRI-së uroi ministrin për ushtrimin e detyrës së tij si dhe tregoi edhe për aktivitetet e realizuara poashtu edhe për projektet e radhës të FRI-së.

Poashtu, edhe ministri Xhaferi uroi kryetarin për punën e FRI-së, si organizatë rinore me shumë projekte për vetëdijesimin e rinisë, motivimin e tyre si dhe promovimin e vlerave në shoqëri.

Të dy udhëheqësit treguan gatishmëri për bashkëpunime në fusha me interes të përbashkët.

anigif-1