Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të FRI-së në Kumanovë dhe ato të komunës së Kumanovës. 

Gjatë takimit kryetari i komunës shprehi mirënjohje dhe lëvdata për aktivitetet e ndryshme të FRI-së, të cilat kanë për qëllim shfaqjen e vlerave universale në përgjithësi dhe ato islame në veçanti.

U diskutua për sfidat e shoqërisë sonë, si dhe për gjetjen e pikave të përbashkëta, në të cilat do mundemi të bashkëpunojmë për ndërtimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë, pa dallime. 

Në fund, kryetari i degës Liridon Ismaili dhuroi një dhuratë modeste kryetarit të komunës.

23658809_955571081247249_1499873971507250332_n