Avioni solar sot në mëngjes ka mbërritur në Phenix, në shtetin federal të Arizonës pasi fluturoi nga Kalifornia. Kjo ngjarje shënon revolucion të vërtetë në zhvillimin e industrisë ushtarake.
“Solar Impuls” mbërriti rreth orës 12:30 pas mesnatës në aerodromin Sky  Harbor, pasi  fluturoi disa orë dhe kështu përfundoi etapën e parë të rrugëtimit nëpër SHBA, të cilin njëri nga pilotët e tij e ka quajtur “kthesë” në historinë e aviacionit.
Solar Impuls, që konsiderohet aeroplani më përparimtar që punon me energji diellore, ka fluturuar nga aeroporti Mofetfield deri në Mount View te San Franciskos.
Konstruktorët e tij thanë se kjo ishte përpjekja e parë që avioni solar të aftësohet për të fluturuar natën e ditën pa karburant.