Kujt i shkonte ndërmend që një grup i vogel njerëzish nga gadishulli arabik, të cilët nuk e kishin filozofinë e grekëve, as qytetërimin e romakëve, as urtësinë e Indisë, as mjeshtërinë e Kinës, kujt i shkonte në mendje se këta do të shtinin në dorë botën, se do të mposhtnin Persinë dhe Bizantin, se do të përhapnin një fe dhe besim të ri, në më pak se një çerek shekulli?
A nuk qëndron sekreti i gjithë kesaj te besimi? Te ai besim i cili i dha forcë dhe guxim Bilalit të ngrihej kundër pronarit të tij Umejje ibn Halefit dhe Ebu Xhehlit. Te ai besim i cili bëri që sa e sa grupe të vogla të ngadhnjenin mbi ushtritë e mëdha. Te ai besim qe i beri arabet e zhveshur e të zbathur, t’u turreshin hordhive të armikut dhe me guximin më të pashembullt t’u thoshin atyre: Ne jemi një popull të cilin Allahu e ka dërguar për t’i nxejrrë njerëzit nga skllavëria e njerëzve te adhurimi i Zotit Një!
Ky besim e ushqen njeriun me vendosmërinë që nuk lëkundet, me shpresën që nuk shuhet, me sigurinë që nuk stepet ky besim e bën njeriun ta kapë këtë botë për brirësh dhe  dhe pasuritë e saj t’i shohë me mospërfillje. Ky besim e bën njeriun ta mposhtë të keqen dhe sa here të përballet me të, të dale edhe më i forte e më i pastër, tamam si ari, të ciloin zjarri veçse e kullon./Forumi Rinor Islam
 
Dr.Jusuf el Karadavi (Besimi dhe jeta)