Interneti është një arritje e pabesueshme dhe shumë njerëz gati sa nuk mund të jetojnë pa të. Por, a keni qenë ndonjëherë kureshtarë se kush dhe pse e shpiku Internetin? Kësaj pyetje sigurisht që nuk është e lehtë ti përgjigjesh, por një gjë është e sigurt, meritat nuk i takojnë Al Gore-it.
Fillimet e Internetit mund të gjenden që nga fillimet e viteve 60-të të shekullit të kaluar, ndërsa që nga atëherë ka marrë përmasa të pabesueshme. Ekipi i kanalit edukativ Kurzgesagt ka provuar që të sqarojë shfaqjen e World Wide Web dhe me një animacion të shkurtër dhe të thjeshtë janë munduar që të na pasqyrojnë lulëzimin e tij. Për më tepër detaje ndiqni videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)