“Lavdinë e muslimanëve nuk mund ta braktisim në mëshirën e disa terroristëve”

ANKARA – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan në ceremoninë e mbylljes së Konferencës së 5-të të Ministrave të Shëndetësisë të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ka deklaruar se duke u bashkuar duhet të vendoset një qëndrim i qartë dhe parimor kundër organizatave si DAESH, Al-Kaida dhe Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan duke theksuar se në qendrën e terrorizmit dhe të refugjatëve e cila sa vjen e thellohet ndodhen shoqëritë muslimane dhe bota islame tha se: “Në vendet e tjera reagimet kundër problematikave të shkaktuara nga terrorizmi dhe kriza e refugjatëve kanë nisur të drejtohen tërësisht nga bota islame dhe drejt të gjithë musimanëve. Teksa në njërën anë në rajonin tonë vazhdon të përjetohet drama njerëzore kryesisht në Siri, ndërsa tani po përballemi edhe me rritjen e sulmeve të urrejtjes, dhe qasjeve raciste kundrejt muslimanëve”.

Presidenti Erdoğan ka theksuar se “Lavdinë e 1.7 miliardë muslimanëve, nuk mund ta braktisim në mëshirën e disa terroristëve” dhe ka shtuar më tej duke u shprehur se: “Sigurisht që mbrojtësi i kësaj feje të shenjtë është Allahu, por edhe ne vetë muslimanët kemi përgjegjësinë që ti dalim në mbrojtje më fort dinjitetit tonë, pavarësisë sonë, të ardhmes sonë”.

– “Si muslimanë përgjegjësinë e kemi të madhe”-

Erdoğan ka vazhduar më tej duke u shprehur se: “Në Samitin (G20) vërejtëm se liderët e vendeve me popullsi muslimane ishim në konsensus në çështjen për të luftuar kundër ekstremizmit dhe rrymave radikale. Ndaj këtyre vendeve që përfaqësohen nën ombrellën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik qëndrojnë shumë detyra të rëndësishme. Si muslimanë ne përgjegjësinë e kemi të madhe. Duke u bashkuar duhet të vendoset një qëndrim i qartë dhe parimor kundër organizatave si DAISH, Al-Kaida dhe Boko Haram të cilët duke përdorur emrin e Islamit dëmtojnë rëndë muslimanët”.

“Pejgamberi ynë është pejgamberi i mëshirës, shembulli i paqes. Të gjithë e kemi borxh që të parandalojmë që Islami i cili është fe e mëshirës, dashurisë, ndërgjegjes, solidaritetit, e dijes të përmendet bashkë me terrorizmin, mizorinë, vdekjen dhe injorancën. Tani është koha për veprim, është koha për të luftuar kundër terrorizmit, injorancës, padrejtësisë, zemërimit, ekstremizmit dhe çdo të keqeje që feja jonë e ndalon. Nëse nuk fillojmë menjëherë këtë luftë, këtë përpjekje, e nesërmja për do të jetë më errësirë” ka deklaruar ndër të tjera Erdoğan.

– “Duhet minimizuar padrejtësia sociale”-

Erdoğan duke theksuar se një prej të vërtetave më të rëndësishme të terrorizmit është varfëria dhe se forcat që ndodhen pas terrorizmit zgjedhin të varfrin u shpreh se: “Kamikazin e zgjedhin dhe e marrin nga këto shtresa. Dhe atë në atë mënyrë e dërgon duke zgjedhur të dobëtin, të varfrin. Problematika e terrorizmit dhe migracionit është si mizat që shtohen në moçal. Atëherë ky moçal duhet të thahet. A e dini si quhet ky moçal? Moçali i mjerimit”.

Presidenti i Turqisë ka vënë në dukje se padrejtësia sociale është një problematikë globale dhe ka pohuar më tej se “padrejtësia sociale është një problematikë globale, por ne muslimanët brenda vetes duhet që të paktën të minimizojmë këtë problem. Këshillën ‘ndihmë’, urdhrin për të ndihmuar i cili përmendet shumë herë në Kur-an, të paktën ta vendosim në jetë në zbatim me nesh. Në lidhje me këtë çështje duhet të nisin një iniciativë si në marrëdhëniet tona dypalëshe ashtu edhe me anë të organizatave ndërkombëtare kryesisht në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik”.

– “Ju do të vazhdojë të jeni Ensar (ndihmues)”-

Erdoğan duke theksuar se në çështjen e refugjatëve sirianë, kryesisht Kombet e Bashkuara, organizatat ndërkombëtare, vendet Perëndimore nuk kanë dhënë një provim të mirë në çështjen e ndihmave, tha se: “Ne këtë çështje e vërejmë si një detyrë njerëzore, ndërgjegje, morale dhe islame dhe punimet to i kryejmë në këtë drejtim. Unë i bëj thirrje popullit tim dhe iu shpreh se ‘Ata që vijnë janë të gjithë Muhaxhir (muslimanët e Mekës që migruan në Medine), dhe ju do të vazhdoni të jini Ensar (ndihmues-Populli i Medines që priti muslimanët e ardhur nga Meka)’. Sepse ndaj këtyre muhaxhirëve sirianë që largohen nga bombardimet me bomba fuçi duhej një Ensar, dhe ja kjo detyrë lavdëruar qoftë Allahu na ra neve. Dhe ne po e kryejmë këtë detyrë, Na ndihmon apo ajo Perëndimi, na ndihmojnë apo jo të tjerët ne do të vazhdojmë deri në fund ta zbatojmë këtë detyrë”.

– “Hapat që ne kemi marrë në fushën e shëndetësisë janë plotësisht një revolucion”-

Presidenti Erdoğan ka theksuar se hapat që kanë marrë në fushën e shëndetësisë nga pikëpamja e sistemit, infrastrukturës, burimeve njerëzore dhe në cilësinë e shërbimeve janë plotësisht një revolucion. Ai ka shtuar më tej se: “Krahas qytetarëve tanë kemi arritur të japim shërbim shëndetësorë edhe për 400 mijë persona që vijnë nga jashtë vendit. Gjithashtu brenda të njëjtit sistem kemi arritur të përballojmë me sukses pa patur asnjë ndërprerje serioze nevojat në shërbimin shëndetësorë për 2.5 milionë vëllezërit tanë që kanë ardhur në vendin tonë nga Siria dhe Iraku”.