Forumi Rinor Islam shpreh keqardhje të thellë për qytetarët e Shkupit që pësuan mbrëmë nga fatkeqësia natyrore, ku nga përmbytjet dhe shirat e dendur në këtë qytet dhe disa fshatra përreth, pati viktima si dhe u shkaktuan dëme tjera njerëzore dhe materiale.

Në këto momente dhimbjeje shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave. Poashtu, shprehim keqardhje edhe për ata që u dëmtuan, duke shpresuar që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë sfidë.

FRI shpreh gatishmërinë për përkrahjen e gjithë iniciativave për t’iu përgjigjur nevojave të njerëzve të prekur nga fatkeqësia.

Zoti ynë, mbroji ata nga thellësia e fatkeqësisë, lehtësoje atë dhe zëvendësoje me diçka të mirë!