Forumi Rinor Islam (FRI) me anë të kësaj letre shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, familjarët e të lënduarve dhe gjithë popullin turk për sulmin e 28 qershorit, që ndodhi në aeroportin e Stambollit.
Po e përjetojmë me dhimbje të madhe ndodhinë tronditëse dhe goditjen e rëndë që pësoi njëri nga qytetet më të populluara në botë.
Kjo goditjet e rënde çnjerëzore, që para së gjithash shoi shumë jetë njerëzish, na detyron vëllazërisht të solidarizohemi me secilin që e përjetoi nga afër këtë tmerr. Ne mbështesim fortë kauzën tuaj për të luftuar terrorizmin, qëndrimet tuaja si popull dhe të përfaqësuesve shtetërorë në mbështetjen e njëri-tjetrit.
Duke lutur Zotin që t’ju ndihmojë në këto ditë të vështira, shpresojmë dhe besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhënjejnë.
Fisnik Shabani,
Kryetar i Forumit Rinor Islam