Zbulohen foto të rralla nga revolucioni studentor anti-komunist i dhjetorit 1990 dhe grevës së urisë në 20 shkurt 1991. Për herë të parë, portali Opozita publikon foto të liderve politik aktual të cilët drejtonin lëvizjen e “Dhjetorit ’90″.
Ishin kohë të tilla që pak kush e mendoi se si do të rrokulliseshin ngjarjet, fatet dhe pritshmëritë e tyre. Ajo edhe pse nuk u mendua kurrë se mund të ishte e tillë, në të gjitha aspektet e saj, Levizja Studentore e Dhjetorit 1990-të, ishte një revolucion për shoqërinë: ishte paqësore e liberale në një shtet të dhunës dhe urrejtjes; ishte elitare në një mbretëri të mediokritetit; ishte patriotike e pro – europiane brenda kufijve të një shteti antiperëndimor, shkruan portali “Opozita.com”.
Në gjurmët e Rilindjes Kombëtare, kjo lëvizje përcaktoi aksiomën e shqiptarëve të shekullit të ri: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Arben Ristani (student), Kreshnik Spahiu (student), Eduard Selami (pedagog), Mesila Doda (studente), Shpëtim Idrizi (student) PDIU, Gazmend Oketa (student), Arben Imami (pedagog), Blendi Fevziu (student), Arben Çejku (student) ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoni, Astrit Patozi (student), Afrim Krasniqi (student) shihen qartë në foto si studentët më aktiv të asaj periudhe dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Azem Hajdarit.
Sot ata janë në subjekte të ndryshme politike por dje ata kanë qënë shokë dhe miq në një betejë e cila ndyshoi sitemin dhe rrëzoi Partinë Komuniste nga pushteti. /albeu
Lëvizja Dhjetori '90..
Lëvizja Dhjetori '90 .
Lëvizja Dhjetori '90